
Grammy-t e këtij viti bënë bashkë hitet më të mëdha të këtij viti dhe jo vetëm. Ato gjithashtu nxorrën në pah disa momente virale për të cilat do të flasim për vitet në vijim - dhe disa që ishin aq të frikshme sa shpresojmë t'i harrojmë së shpejti.
Lexoni më poshtë momentet më të mira, të këqija, apo skandaloze, nga çmimet Grammy 2025:
Reagimi më i mirë: Fitorja e Beyoncé-s për albumin më të mirë country

Shumë mund të jenë hedhur nga gëzimi në shtëpi kur Beyoncé fitoi albumin më të mirë country për “Cowboy Carter”, por vetë Beyonce ishte e ngrirë në atë moment. Ajo që mund të thuhet me siguri për këtë reagim është se Beyoncé sapo siguroi material për një meme që do të bëjë xhiron e rrjetit shumë shpejt.
Përdorimi më i mirë i karateve: Sabrina Carpenter

Fustani i mëndafshtë blu i Sabrina Carpenter dukej si çmim standard për stilin retro-shik që ajo preferon, derisa ajo u kthye pas për të zbuluar se si fustani mbahej nga një rreth diamantesh Chopard, duke na lënë të gjithëve gojëhapur.
Tentativa më e keqe (e zhveshjes) për të marrë vëmendje: Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West tashmë do t'i kishte të gjithë sytë tek ai vetëm për shkak të kthimit të tij për herë të parë në tapetin e kuq të Grammy-ve në 10 vjet, por gruas së tij iu desh të bënte një rënie dramatike të palltos për ta zbuluar një surprizë duke e hequr vëmendjen nga ai! Censori u shfaq tërësisht e zhveshur me një fustan të shkurtër transparent. Kjo lëvizje ishte projektuar ndoshta për të tronditur njerëzit, por shkaktoi psherëtima dhe rrokullisje sysh nga shumica e të pranishmëve.
Vajza më e mirë e mamit: Doechii

Ndërsa pranoi çmimin e saj për albumin më të mirë rap - si gruaja e tretë në histori që fiton këtë nder - Doechii falënderoi Zotin dhe nënën e saj, të cilën e mori në skenë për të ndarë momentin me të. Nëna e saj e shikonte me krenari ndërsa Doechii jepte një mesazh të fuqishëm.
Nata më e keqe për Drake: Fitorja e Kendrick Lamar

Me këngën që çdokush e njeh, "Not Like Us", kënga diss e Lamar për armikun e tij muzikor Drake, fitoi çmimim për këngën më të mirë të vitit 2024.
Oops! dhe Ouch!: Prishja e veshjes së Beyoncé-s

Jo se ndonjë gjë mund t'i hiqte shkëlqimin Bey-t gjatë fitores së saj të madhe, por telat e dalë nga fustani i saj, janë një eksperiencë e dhimbshme që e ka përjetuar çdo vajzë me reçipetat e saj, dhe kjo s’kishte si të mos binte në sy gjatë eventit.
Nata më e mirë për mbathjet

Edhe yjet me fustane (duke përfshirë Jennifer Lopez dhe Chrissy Teigen) - dhe interpretuese të tilla si Doechii dhe Sabrina Carpenter, të cilat i nisën këngët e tyre plotësisht të veshura, shkuan më pas për ndryshime të shpejta që zbuluan përkushtimin e tyre ndaj kombinimeve me… mbathje.
Skuadra më e lezetshme e mbështetësve: Fëmijët e VIP-ave

Djemtë e Shakira-s, Milan dhe Sasha, me kostume serioze, vajza e Kehlani-t, me fustan të zi, Blue Ivy që dukej si menaxherja e mamasë së saj dhe djali i Alicia Keys, Genesis, që priu duartrokitje gjatë fjalimit të saj për çmimin e marrë! Ishte një natë jashtëzakonisht e adhurueshme në Grammy.
Thonjtë më dramatikë: Cardi B, Cynthia Erivo dhe Doechii

Këto yje bien në sy sa herë që dalin në skenë, por Cardi B, Cynthia Erivo dhe Doechii po vinin me zë të lartë dhe të qartë me thonjtë e tyre artistikë dhe të gjatë që nga momenti kur hynë në tapetin e kuq.
Artistët më kreativë: Jaden dhe Willow Smith

Fëmijët e Will Smith Jaden u siguruan që ai të mos tërhiqte shumë vëmendje nga vetja, duke vendosur një kapele të madhe në formë shtëpie (Jaden) dhe elemente që të jepnin idenë e një flete “sallate në dhëmbë” (Willow).
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: People