Ti me siguri je e martuar, e do burrin tënd, ke një familje të bukur dhe je e vetëdijshme për bekimet e tua në jetë. Por… Oh po, ka një "por" dhe ne nuk të gjykojmë për këtë sepse për çdo grua është normale t’i mungojnë ditët kur ishte një vajzë beqare dhe pa shumë përgjegjësi mbi shpatulla.
Ja tre nga gjërat më të zakonshme që u mungojnë grave (edhe lumturisht) të martuara:
1. Eksitimi i pritjes për të takuar një person
Oh, emocioni i gjetjes së fotos perfekte të vetes tënde, i lëvizjes nëpër mundësitë e pafundme të të gjitha rrjeteve sociale ku mund të njohësh dikë të ri!
Po, po - ju beqaret ndoshta mendoni se takimi në internet nuk është gjëja më romantike, por për shumë gra të martuara që nuk janë njohur në mënyrë të tillë me partnerët e tyre, flirti me të panjohur nga Tinder-i mbetet një fantazi emocionuese.
2. Flirtimi me një person të ri (ose disa…)
Çfarë? 3 takime të para në një natë? Parajsë! Pjesa e preferuar për shumë njerëz në takimet me njerëz të rinj është flirtimi, minutat e para të emocionit kur ndjen ato shkëndijat e shpresës se ku mund të shkojë lidhja juaj së bashku.
Dhe nëse nuk funksionon, koha për të kaluar te djali tjetër me fat! Takimet e shpejta kanë një shans të lartë për të funksionuar, me një studim nga viti 2021 që thotë se kemi 48% mundësi të bëjmë bingo me të paktën një djalë gjatë një nate.
3. Eksperimentimi i takimeve me djem të moshave të ndryshme
Shumë gra nuk e kanë provuar eksperiencën e të paturit një partner më të vogël në moshë në krah. Jo rrallë herë, pas të dyzetave janë djemtë e rinj bien në sy të shumë grave (*khëm khëm*, të kujtojmë filmin “Babygirl”). Megjithatë, të qenurit me meshkuj më të rinj nuk është krejtësisht e pazakontë, me një studim që thotë se 24% e femrave beqare duan të jenë me meshkuj më të rinj në krah.
Pra, këto ishin gjërat që u mungojnë më shumë grave të martuara nëpër botë nga ditët e tyre të beqarisë. Ti, nëse nuk je fanse e këtyre emocioneve, je e lirë ta kalosh jetën tënde me një djalë vërtet të mrekullueshëm gjithsesi: me bashkëshortin tënd. :)
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Your Tango