Showbiz dhe TV

A do të ketë përballje? Xheneta flet për herë të parë për Gjestin (dhe Eglin)

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2025

A do të ketë përballje? Xheneta flet për herë të

Xheneta ka folur për herë të parë, pas daljes së saj nga “Big Brother VIP Kosova”, për historinë që krijoi në këtë format me Gjestin, tanimë banor i të njëjtin format në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo theksoi se nuk do të ketë asnjë sqarim me Gjestin në “BBVA”, duke hedhur poshtë aludimet që thonin të kundërtën.

“(Ai është) njeriu i fundit që do ketë komunikim me mua, nuk i besoj më atij njeriu. Nuk kam pse të sqarohem me të, ai ka zgjedh të luajë, le ta vazhdojë lojën e tij”, tha Xheneta për Gjestin.

Xheneta u përlot teksa fliste për këngëtarin, ndërsa referuar situatës mes Gjestit dhe Eglin theksoi se nuk dëshiron që askush të lëndohet. Megjithatë, ajo shtoi se Gjesti nuk ndryshon dhe do të sillet po njësoj edhe në këtë situatë.

“Nuk kam qejf asnjë femër të lëndohet sepse kur një djalë viktimizohet për ndjenjat e tij, s’mundet ai djalë të shkojë e të sillet po njësoj”, tha Xheneta duke iu referuar lojës së Gjestit me Eglin në “BBVA”.

Xheneta dhe Gjesti krijuan një lidhje dashurie në “BBVK”, histori e cila përfundoi po aty. Menjëherë pas eliminimit nga “BBVK”, Gjesti u fut në të njëjtin format në Shqipëri, ku ndonëse ka theksuar se nuk ndjen për Eglin, është shfaqur shumë i afërt me të.

Artikuj të sugjeruar: