Fundjava jote mund të bëhet edhe më interesante me një libër që të mban të mbërthyer në faqet e tij. Një histori unike dashurie, kimi fantastike dhe plot të befta, "Jo thjesht rastësi" do të të pëlqejë shumë, na beso!
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e zakonshme. Mirëpo kur i afrohet ndenjëses së saj, djaloshi i ulur aty nuk është aspak fqinji i bezdisshëm që kishte përfytyruar. Nejt Filëni, me flokë të zinj dhe sy të kaltër, ka një sharm të parezistueshëm: tërheqja mes dy të rinjve është fatale.
Por rastësia nuk është vetëm fatlume: pak minuta pas ngritjes në fluturim, avioni rrëzohet dhe nga ky çast, jeta e tyre ndryshon rrënjësisht. Kthesat e fatit nuk vonojnë t’i vënë në sprovë. Nejtit i duhet t’i futet karrierës ushtarake në misione të largëta lufte, ndërsa Izi, politikës. Ndonëse përpiqen ta mbajnë gjallë lidhjen përgjatë viteve, e kanë shumë të vështirë të takohen. Duket se për të dy, tjetri është njeriu i duhur, por kurrë çasti i përshtatshëm.
Derisa të dy do të ritakohen në një mision lufte në Afganistan, ku Nejti do të bëjë çmos që asaj të mos i hyjë gjemb në këmbë. Dhe do të bëjë çmos që t’i fitojë zemrën sërish.
Në këtë roman bëhen një ngjarjet e aktualitetit, aventurat emocionuese dhe romanca. Duke alternuar narratorët e romanit dhe linjat kohore, Yarros-i eksploron tmerret e luftës dhe pasojat e përvojave traumatike. Personazhet e saj origjinalë janë njëkohësisht të fortë dhe të pambrojtur dhe historia e tyre plot pasion, por asnjëherë e sigurt nëse do të përfundojnë bashkë apo jo, godet në shenjë duke i rrëmbyer zemrën lexuesve.
Mbi autoren
Rebecca Yarros është autore bestseller, Numri Një në New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Ka shkruar mbi njëzet romane të suksesshme mes të cilëve edhe “Jo thjesht rastësi”. I pëlqejnë shumë heronjtë ushtarakë dhe ka mbi njëzet vjet e martuar me një hero të tillë.
Yarros është diplomuar në Troy University, ku ka studiuar Histori Europiane dhe Letërsi Angleze. Ajo filloi të shkruajë në kohën kur bashkëshorti i saj ishte me mision në Afganistan.
Kritika
"Një shkrimtare e talentuar." - Kirkus Reviews
"Prej penës së Rebecca Yarros-it dalin fjalë të çiltra, poetike dhe që ta përkëdhelin shpirtin." - Tessa Bailey, New York Times dhe USA Today, autore bestseller
"Lexuesit do të mahniten." - Publishers Weekly
"Një histori dashurie rrëqethëse, zemërthyese dhe me një fund frymëzues." - In Touch Weekly
“Falë shkrimit të bukur e gjithëpërfshirës të Yarros-it, lexuesit do të ndiejnë nën lëkurë çdo zemërthyerje dhe çdo çast dashurie.” - Publishers Weekly
"Rebecca nuk të zhgënjen kurrë, është zgjedhja ime e parë." - Publishers Weekly Jen McLaughlin, New York Times, autor bestseller
Fragmente nga libri
1) Ai nuk ishte imi. As unë e tija. Kjo ishte ujdia jonë. E megjithatë, ai ishte gjithmonë imi. Unë, gjithmonë e tija.
2) – Izi, – rënkoi dhe më kapi lehtë nga flokët për të më shtyrë tutje. Epshi që kishte në sy ia zbehte refuzimin. – Nuk më mjaftojnë orët. Dua net. Ditë. Javë. Dua të të fus në dhomë dhe të rrimë aty mbyllur derisa të njoh çdo centimetër të trupit tënd. Dua të të shijoj kudo që dëshiron të puthesh, të zbuloj çdo mënyrë për të të çuar në orgazëm dhe pastaj të dëgjoj se si zëri yt ngjiret duke rënkuar emrin tim. Kjo është... – Ai tundi kokën.
– Po. Kjo është një po. – Gjithçka që renditi, ishte fantastike.
– Unë do të thosha çmenduri, – tha dhe buzëqeshi, ndërsa unë u shkriva e tëra pas gropëzës së tij në faqe. – Dhe ndoshta javën tjetër, kur çdo sekondë e këtij çasti të më përsëritet vazhdimisht në mendje, do të pendohem që e thashë këtë, por dua një gjë që ne s’e kemi, Izi, dhe kjo është koha.
3) Çdo sekondë që kam kaluar me ty, ka qenë një dhuratë që s’e kam merituar, dhe as më shkon nëpër mend që ti t’i humbësh mundësitë... për shkakun tim.