Çfarë po ndodh rreth nesh

Avril Lavigne: ‘Tani ndihem më mirë, kjo ishte një mundësi e dytë që unë të jetoja”

29 Qershor 2015

Avril Lavigne: ‘Tani ndihem më mirë, kjo ishte një

Këngëtarja Avril Lavigne tha në një intervistë se ndihet më mirë pas trajtimit për sëmundjen e shkaktuar nga parazitët ‘Lyme’. Ajo rrefeu se për muaj me rradhë doktorët nuk e përcaktonin dot problemin që kishte duke menduar se ajo mund të ishte prekur nga depresioni.

Këngëtarja është prekur nga kjo sëmundje që nga Pranvera e kaluar pas një pickimi nga paraziti famëkeq ‘Lyme’ që ushqehet nga gjaku i kafshëve dhe njerëzve, duke u detyruar kështu të anullonte turin e saj botëror.

Ajo falenderon familjen, bashkëshortin e saj Chad Kroeger, vokalisti i grupit Nickelback si edhe fansat të cilët i bënin video dhe i dërgonin dhurata gjatë muajve që ajo ishte në regjim shtrati. “Ka ende shpresë.

Sëmundja e parazitëve ‘Lyme’ ekziston dhe personat e prekur mund të përmirësohen. Gjatë kohës që fansat më dërgonin dhurata unë qaja dhe kjo është një mundësi e dytë për mua. Tani dua të bëj çdo gjë që më bën të lumtur dhe jam shumë e emocionuar për atë që më pret pas kësaj”, tha këngëtarja.

Burimi: Yahoo news