Celebrity

Huh?! Kanye West bën thirrje që Diddy të lirohet nga burgu

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2025

Huh?! Kanye West bën thirrje që Diddy të lirohet nga burgu

Kanye West tregoi sërish se nuk mund të kalojnë shumë ditë pa rrëmbyer sërish titujt e lajmeve. Së fundmi, përmes disa postimeve me shkronja kapitale (mesa duket e paska shumë seriozisht), Kanye i bëri thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që Sean “Diddy” Combs të lirohet nga burgu.

Combs aktualisht ndodhet në burg në New York, në pritje të gjyqit sepse akuzohet ndër të tjera për trafikim seksual dhe shantazh. Gjyqi do të mbahet në maj.

“FREE PUFF” (Lironi Puff-in nga burgu) shkoi Kanye. “Të gjithë këta të famshëm janë dështakë, ju e shihni që vëllai ynë po kalbet [në burg] dhe nuk thoni asgjë,” shkoi ai.

Pas kësaj, Kanye publikoi një video në Instagram ku shfaqet duke biseduar me Christian “King” Combs, djalin e Sean Combs. “Le të shohim sa për të qeshur është kur ndahen familjet, veçanërisht famijet e njerëzve me ngjyrë,” shtoi reperi.

Huh?! Kanye West bën thirrje që Diddy të lirohet nga burgu

Gjithashtu në Instagram, West tani ndjek djemtë e Combs, Justin dhe Christian, si edhe Diddy-n. Më parë, llogaria e vetme që ndiqte ishte gruaja e tij, Bianca Censori.

Artikuj të sugjeruar: