Rihanna ka reaguar së fundmi për përdorimin e një versioni të zërit të saj të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Këngëtarja komentoi një video të titulluar "Blerjet më të shtrenjta të Rihanna-s" nga @thescrolltv, që shfaqte atë që dukej të ishte zëri i Rihanna-s duke folur për gjërat më të shtrenjta që ajo zotëron, në formë mburrjeje - por në fakt zëri ishte prodhuar plotësisht Inteligjenca Artificiale.
View this post on Instagram
"Kush dreqin po flet aty??!" tha Rihanna. Llogaria e Instagramit madje e fiksoi komentin e saj të parin në video.
Videoja përdor një klip nga një konferencë shtypi për shfaqjen e Rihanna-s, "Super Bowl Halftime" në vitin 2023, duke e bërë të duket sikur ajo po u përgjigjet pyetjeve në lidhje me blerjet e shtrenjta gjatë jetës së saj në vend të atyre për performancën e saj në shfaqje.
“Nga një rezidencë prej 13.8 milionë dollarësh në Beverly Hills me një banjë dhe pamje mahnitëse, te një piano e zbukuruar me kristale prej 1 milion dollarësh nga Bösendorfer, Rihanna di si të jetojë me stil”, thuhet në nënshkrimin e faqes që ka shpërndarë videon.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm ka bërë thirrje për përdorimin e inteligjencës artificiale që përdor imazhin dhe zërin e tyre duke manipular përmbajtjet.
Në gusht 2024, Tom Hanks paralajmëroi fansat që "të mos mashtroheshin" pasi zbuluan se kishte "reklama të shumta në internet duke përdorur gabimisht emrin, ngjashmërinë dhe zërin e tij që promovonin kura të mrekullueshme dhe ilaçe të mrekullueshme".
"Këto reklama janë krijuar pa pëlqimin tim, me mashtrim dhe përmes Inteligjencës Artificiale," vazhdoi Hanks. "Unë nuk kam asnjë lidhje me këto postime apo produkte dhe trajtime, apo zëdhënësit që reklamojnë këto kura."
Në nëntor 2023, Scarlett Johansson i dërgoi një letër ku i kërkonte dorëheqjen Lisa-s, një aplikacioni të Inteligjencës Artificiale që përdori imazhin dhe zërin e yllit të Marvel për një reklamë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: People