Xheneta Fetahu ka theksuar përfundimisht se nuk do të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ndonëse ka qenë një opsion që e ka menduar. Por, sipas saj, gjëja më e mirë ishte të fokusohej në të tjera gjëra.
“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij "Big Brother". Një moment e mendova, por unë jam e fokusuar te sukseset e mia tani.”, tha ajo.
Nga ana tjetër, ndonëse u përlot duke theksuar se e ka marrë malli për të, Xheneta tha se nuk beson që Gjesti ta ketë dashur ndonjëherë.
“Sa i përket Gjestit, thjesht do të doja që të ishte transparent me mua. E dija që mua s’më ka dashur kurrë. Asnjëherë nuk është folur kur unë kam dashur siguri prej tij dhe më vjen çudi që atij i vjen habi që askush nuk e mbron femrën e tij. Ai ka qenë i pari që mua më sulmonte, për trupin tim dhe unë i kam bërë pyetjen se çfarë dashuronte te unë.
Unë mendoj se ai në raport me mua ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe nuk di çfarë të them. Është person që nuk i besoj aspak.
Unë nuk ndiej që të rikthehem me të. I uroj më të mirat në karrierën e tij. Por kur i drejtohet një femre dhe i thotë që e dashuron, ta mbrojë deri në fund.”, u shpreh Xheneta.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se nëse Gjesti do dojë të sqarohet me të, mund ta bëjë pasi aventura e tij në “BBVA” të ketë përfunduar.
Artikuj të sugjerurar: