Presidenti Donald Trump nuk e humbi mundësinë për t’u tallur me Taylor Swift, pas një episodi në Super Bowl.
Këngëtarja u bërtit me ‘uuu’ nga fansat, (në shenjë mosaprovimi), teksa ndodhej në stadium për të mbështetur të dashurin e saj dhe lojtarin e “Kansas City Chiefs”, Travis Kelce, ku u shfaq për disa sekonda në ekranin gjigant pak para fillimit të lojës.
Këngëtarja, e ulur pranë reperes Ice Spice, zgjodhi ta kalonte situatën e sikletshme duke kthyer kokën anash dhe më pas duke qeshur.
Taylor Swift got showed on the big screen and got booed aggressively.
— Ari Meirov (@MySportsUpdate) February 9, 2025
She asks: "What's going on?"pic.twitter.com/1CSLjNanmK
Epo, kjo situatë nuk mund të kalonte pa një reagim nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump, i cili ishte gjithashtu në stadium për një pjesë të lojës, komentoi reagimin e tifozëve ndaj Swift-it në një postim të Truth Social, duke thënë:
"E vetmja që pati një natë më të vështirë se Kansas City ishte Taylor Swift. Ajo u bërtit me ‘uuu’ nga fansat. MAGA (motoja e tij për të bërë Amerikën më të mirë) nuk të fal!”, shkroi Trump.
Taylor Swift ishte artistja që mbështeti hapur dhe vazhdimisht kundërshtaren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris, duke u kthyer në artisten më me influencë që lobonte për të humbur Trump.
Artikuj të sugjeruar:
- Taylor Swift distancohet nga miqësia me Blake Lively: “Ndihet e përdorur”
- Vrau tre fëmijë në një event me tematikë “Taylor Swift”: I riu dënohet me burgim të përjetshëm
- Një takë e thyer e Taylor Swift-it ndryshoi jetën e fansit të saj!
- Taylor Swift thyen çdo rekord me turneun e saj të fundit
- Pse dështoi mbështetja e yjeve për Kamala Harris?