Showbiz dhe TV

Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të dytë

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2025

Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të

Modelja e njohur, Kristina Baki, do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin emocionues e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë një video me barkun e rrumbullakosur teksa pozon për kamerën, ndërsa në video shfaqet edhe vajza e saj që i puth barkun. Nga ana tjetër, partneri i saj shfaqet duke e përqafuar, por pa zbuluar portretin.

Krahas videos, Kristina shkruan se familja e saj po rritet.

“Më shumë dashuri, më shumë jetë, familja jonë po rritet!”- shkroi ajo.

Modelja nuk e ka ndarë ende gjininë e bebit që pret.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kristina (@kristinabaki)

Kristina u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022, kur solli në jetë vajzën e saj, Siera.

“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, - u shpreh Kristina asokohe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kristina (@kristinabaki)

Artikuj të sugjeruar: