Selena Gomez ndau një video në TikTok me Jennifer Aniston, duke shënuar debutimin e yllit të “Friends” në këtë platformë.
Selena dhe Jennifer, të cilat janë shoqe për më shumë se 10 vjet, rikrijuan një skenë të veçantë nga sezoni 5 që përfshin personazhin e Jennifer Aniston, Rachel.
Selena Gomez mori rolin e personazhit të Matt LeBlanc, Joey Tribbiani dhe e pyeti Aniston: "E di çfarë?"
Duke luajtur personazhin e saj, Jennifer Aniston u përgjigj: "Po ti, di gjë?" "Unë mund të di diçka," u përgjigj Gomez, me Aniston duke vazhduar: "Edhe unë mund të di diçka."
Gjithsesi, për të rikujtuar skenën ikonike që dyshojmë ta keni harruar, shikoni videon e versionit origjinal.
Kjo bisedë e çuditshme ishte për romancën e atëhershme sekrete të Chandler (Matthew Perry) dhe Monica (Courteney Cox) në “Friends”. Megjithatë, dyshja përdori dialogun nga skena për të shfaqur produkte të reja nga linjat e tyre përkatëse të bukurisë dhe jo për ndonjë thashethem të kësaj natyre.
Megjithatë, rikrijimi i kësaj skene ikonike ka sjellë mjaft të qeshura, ndërsa ka rikthyer sërish nostalgjinë te fansat e këtij seriali.
@selenagomez When you’re both about to launch something new ? Showing Jen TikTok - she nailed it! Beyond grateful for her and our decade worth of friendship. Had so much fun yesterday celebrating Galentine’s Day w/ @Rare Beauty + @LolaVie ? original sound - Betches
Po ashtu, fansat kanë kërkuar që aktorja të krijojë llogarinë e saj në TikTok.
Artikuj të sugjeruar: