Përplasja e vazhdueshme mes Kendrick Lamar dhe Drake arriti në një nivel të jashtëzakonshëm gjatë performancës së Kendrick – i njohur edhe si K.Dot – në Superbowl 2025. Interneti është fiksuar ndër të tjera edhe me faktin që Lamar ftoi SZA të performonte dhe yllin e tenisit, Serena Williams, të kërcente.
Duket se interneti u gjend i papërgatitur për faktin që jo një, por dy ish-të dashura të Drake u shfaqën në skenë.
SZA, e cila ka qenë në një lidhje me Drake në vitet 2008-2009, performoi dhe dukej qartë se po shijonte momentin e saj në skenë përkrah rivalit të Drake.
Por momenti u bë edhe më epik kur në skenë u ngjit Serena Williams në mes të performancës së “Not like us”, kënga e famshme që është një diss i drejtpërdrejtë për Drake-un. Drake, i cili ka qenë në një lidhje me Serena-n në vitin 2011 dhe madje ka ndjekur disa nga ndeshjet e saj si tifoz i zjarrtë, padyshim nuk e priste këtë. Mbretëresha e tenisit shkëlqeu.
Në këtë pikë, Drake vështirë se do të ketë ndonjë kundërpërgjigje! It’s over!
Për më shumë në lidhje me konfliktin mes reperëve, klikoni: