Kinema & TV

Tetë filma zemërthyes dhe romantikë, të përsosur për ditën e Shën Valentinit

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2025

Tetë filma zemërthyes dhe romantikë, të përsosur

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë dhe këtë e vërtetojnë këto filma. Dramatikë, romantikë, plot pasion, tension dhe momente zemërthyese, këto histori tregojnë kompleksitetin e vërtetë të marrëdhënieve. Nga dashuria e pashpërblyer deri te ndjenjat e testuara nga koha dhe rrethanat, secili prej këtyre filmave ofron një vështrim unik ndaj dashurisë - të bukur, të paparashikueshëm dhe ndonjëherë të dhimbshëm. Dita e Shën Valentinit është rasti i përsosur për një të parë një film të tillë, sidomos nëse jeni beaqrë dhe doni një motiv më shumë për të qarë.

1. Dirty Dancing (1987)

Filmi i fundit i viteve ‘80 që kombinon kërcimin me romancën. Baby, një vajzë e re nga një familje e pasur, bie në dashuri me Johnny, balerin karizmatik në një resort. Mes festave verore, koreografisë intensive dhe romanticitetit, ky film mbetet një histori e përjetshme dashurie.

2. Love and Basketball (2000)

Dashuria dhe pasioni për basketbollin bashkohen në këtë histori që ndjek Quincy dhe Monica, dy shoqe fëmijërie që ndajnë të njëjtën dashuri për sportin. Ndërsa rriten, jeta e tyre merr rrugë të ndryshme, por udhëtimi i tyre i përbashkët i bashkon sërish. Një dramë romantike që dëshmon se ndonjëherë dashuria e vërtetë i reziston kohës.

3. The Notebook (2004)

Një nga historitë më ikonike të dashurisë në historinë moderne kinematografike. Noah dhe Allie janë të dashuruar, por dallimet sociale dhe presionet familjare i largojnë ata. Vite më vonë, fati i bashkon sërish, duke dëshmuar se dashuria e vërtetë nuk harrohet kurrë. “The Notebook” është mishërimi i romancës dhe nostalgjisë, me skena që kanë mbetur në historinë e kinemasë.

4. 500 days of summer (2009)

Një film romantik që dekonspiron historinë klasike të dashurisë. Tom bie në dashuri me Summer-in, por marrëdhënia e tyre nuk zhvillohet siç e ëndërron. Me një rrëfim jolinear, filmi paraqet ulje-ngritjet e dashurisë, magjinë e momenteve që na shënjojnë, por edhe realitetin e pasionit të paplotësuar.

5. He’s Just Not That Into You (2009)

Një komedi romantike argëtuese me një kastë të yjeve (Jennifer Aniston, Ben Affleck, Scarlett Johansson, etj.) që shqyrton marrëdhëniet përmes historive të ndryshme. Çfarë ndodh kur një mashkull nuk ia kthen dashurinë një vajze? Filmi përgjigjet me humor, realizëm dhe shumë momente që të gjithë i kemi përjetuar.

6. Love and Other Drugs (2010)

Jake Gyllenhaal dhe Anne Hathaway luajnë në një dramë romantike sensuale, ku dashuria dhe sëmundja bëhen dy forca të kundërta. Ai është një shitës simpatik farmaceutik, ajo është një grua me Parkinson që refuzon të lidhet emocionalisht. Një histori që tregon sesi dashuria mund të lulëzojë edhe në situatat më të vështira.

7. Silver Linings Playbook (2012)

Një histori romantike ndryshe me Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence. Pat dhe Tiffany, dy njerëz me çrregullime mendore, gjejnë te njëri-tjetri pranimin dhe mbështetjen që kanë nevojë. Me interpretime të forta dhe një ekuilibër të mrekullueshëm mes humorit dhe emocionit, ky film dëshmon se dashuria vjen kur të kesh më shumë nevojë.

8. Me before you (2016)

Një film emocionues i bazuar në librin me të njëjtin emër nga Jojo Moyes. Lou, një vajzë optimiste dhe plot jetë, bëhet kujdestarja e Uillit, një i ri i cili është me aftësi të kufizuara pas një aksidenti. Marrëdhënia e tyre zhvillohet në diçka dramatike dhe prekëse, ndërsa historia nxjerr në pah rëndësinë e të jetuarit të jetës në maksimum.

Burimi: Marie Claire