Gjesti ndau “shapin nga sheqeri” spektaklin e së shtunës, duke thënë se nuk ndjen për Eglin. Kësaj të fundit duket se “nuk i ndahet shpirti” nga këngëtari, gjë të cilën e ka shprehur në shumë forma: fjalë apo veprime.
Këto veprime kanë marrë vëmendjen e publikut, por specifikisht të Xumit. Karma ka bërë punën e saj (pretendon ai), të cilit le të themi se i ka ardhur dita.
Ish-banori ka ndarë një video të Eglit gjatë një bisede me Livian, ku shprehet kështu (duke iu referuar Gjestit):
“Do ta kap me zor. Nuk rri dot më, po më plas shpirti”, shprehet Egli gjatë bisedës me Livian.
Xumi ka komentuar këtë deklaratë, duke theksuar se nëse ai do të ishte shprehur njësoj në atë format, do të ishte “kryqëzuar”. Nga ana tjetër, ai theksoi se ndonëse nuk ka bërë asgjë të ngjashme me atë që Egli po bën ndaj Gjestit, sërish u etiketua si përndjekës dhe manjak.
Po ashtu, ai deklaroi se të tilla etiketime (sipas tij të nxitura nga Egli) kanë mërzitur shumë familjen e tij.
“I drejti zhytet, por nuk mbytet! Zoti është i madh!”, shprehet ai.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: