“Partnerja ime ishte e dashuruar me dikë 28 vjet më të ri…”
Vërtet, është i pari Shën Valentin që po kaloj shumë keq. Kur mëson se partnerja jote ka 4-5 vjet që kishte rënë në dashuri me dikë 28 vjet më të ri se vetja… por po i them që shumë shpejt do të të lë. Më vjen keq.
Koment: 28 vite më të ri? Nga klasa e katërt e ka marrë?
“Mendonte se qaja për xhaxhain tim, por jo…”
Më 10 shkurt 2019 më vdiq xhaxhai. Më 13 kthehem nga fshati, i bleva dhuratë partnerit dhe i bëra një dedikim pavarësisht dhimbjes. Shkova në Tiranë ku rrinte për ta takuar, hëngrëm diçka dhe pastaj thjesht po ecnim pa ndonjë plan. Papritur, fillova të qaj dhe ai mendonte se qaja për xhaxhain.
Koment: Të paktën xhaxhai la kujtime…
“8 vjet martesë, as festë, as dhuratë. Është normale kjo?”
Kam 8 vjet martesë dhe as festoj, as marr dhuratë për Shën Valentin. A është normale kjo?
Koment: Varet, a keni ndonjë gjë tjetër të bukur në martesë apo kjo është veç maja e ajsbergut?
“Kur ke dy të dashur dhe s’të shkon plani siç e ke menduar…”
Kisha të dashur dhe dashnor. Të dytin e ftova në shtëpi sepse i pari ishte në punë, por nuk e dija që kishte marrë pushim për të më bërë surprizë. Sa erdhi njëri, po dilte tjetri dhe u gjetëm të tre te hyrja. Më lanë të dy!
Koment: Dy zogj me një gur… ose më saktë, një Shën Valentin dhe zero të dashur.
“Romanca shkoi shumë larg…”
Isha veshur më seksi se kurrë. Ishim duke ngrënë darkë kur më hodhi sytë nga pjesa e poshtme e trupit dhe… plas (khëm) në tavolinë.
Koment: Epo, mesa duket dikush mezi e priste fundin e darkës.
“Dhurata që nuk zgjati shumë”
Më dhuroi një celular për Shën Valentin… dhe ma mori pas 5 ditësh.
Koment: Herën tjetër ktheje me përgjues, të dalësh e fituar.
Artikuj të sugjeruar: