Këngëtari italian Olly ka fituar edicionin e vitit 2025 të Festivalit Muzikor të Sanremos, konkursit më të madh të këngës në Itali, me këngën e tij “Balorda Nostalgia”.
Olly, 23 vjeç, u shpall fitues i festivalit të famshëm mbrëmjen e së shtunës vonë, duke dalë përpara Lucio Corsi në vendin e dytë, Brunori Sas në të tretin, Fedez në të katërtin dhe Simone Cristicchi në të pestën.
View this post on Instagram
Ishin 29 materiale muzikore që konkurruan për të fituar Sanremo-n e këtij viti, edicioni i 75-të i festivalit, i cili u prezantua nga Carlo Conti.
Triumfi i Olly-t në edicionin e 75-të të Sanremo vjen pasi këngëtarja Angelina Mango fitoi titullin e lakmuar vitin e kaluar me këngën e saj “La Noia”.
Olly, emri i vërtetë i të cilit është Federico Olivieri, lindi në qytetin verior italian të Genova-s në vitin 2001. Olly konkurroi në Sanremo dy vjet më parë me këngën “Polvere”.
Sipas traditës, fituesit të Sanremos do t'i jepet shansi të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest, që do të zhvillohet në Bazel më 17 maj.