Eja shohim pak Tv

Nga romantizmi në manipulim: Një analizë e sjelljeve (toksike) të Gjestit

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2025

Nga romantizmi në manipulim: Një analizë e sjelljeve (toksike)

Në një marrëdhënie, sidomos romantike, është e rëndësishme të jemi të vëmendshëm ndaj “sinjaleve të kuqe” (red flags) që mund të shfaqen herë pas herë, qoftë në formën e një shikimi, një fjale të thënë me përbuzje apo një premtimi që nuk realizohet kurrë. Nëse keni ndjekur mjaftueshëm “Big Brother VIP”, mund të bini dakord me ne që disa sjellje të Gjestit – një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni – lënë vend për diskutim.

Sigurisht që Gjesti, si të gjithë ne, është njeri me të mirat dhe të metat e tij, ndaj në këtë artikull jemi për të analizuar, jo gjykuar. Ja një analizë e sjelljeve të tij që janë red flags në një marrëdhënie.

1. Kërcënimi ndaj Xhenetës

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti iu drejtua Xhenetës, ish-partneres së tij, duke i thënë: “Ti ke bërë gjëra me mua, mos t’i tregoj këtu. E di që të pëlqen pozicioni doggy.”

Kjo deklaratë është serioze për disa arsye. Së pari, përdorimi i informacionit privat si armë në një debat është manipulues dhe përbën një formë presioni psikologjik. Së dyti, një koment i tillë synon të poshtërojë personin tjetër përpara të tjerëve, duke e vendosur në një pozicion të pambrojtur. Në një marrëdhënie të shëndetshme, komunikimi bazohet në respekt dhe privatësia mbrohet dhe nuk përdoret si armë.

2. Ndëshkimi përmes heshtjes

Një tjetër sjellje e Gjestit që përbën red flag është mënyra se si ai e trajtoi Eglin së fundmi duke e injoruar plotësisht, edhe kur ajo kërkonte me ngulm të sqaroheshin. Kjo sjellje, e njohur si silent treatment, nuk është thjesht një mënyrë për të marrë kohë për të reflektuar, por një formë e kontrollit emocional. Kur dikush të lë me pikëpyetje, të injoron dhe refuzon komunikimin, ai po vendos fuqinë e tij mbi ndjenjat e tua, duke të bërë të ndihesh i/e parëndësishëm/e. Kjo është një strategji që krijon pasiguri dhe dëshpërim te pala tjetër.

Nga romantizmi në manipulim: Një analizë e sjelljeve (toksike)

3. Sinjalet dyshuese – Një ditë "ik", një ditë "eja fli me mua"

“Veç flemë bashkë, e puth në qafë e puth në ballë, tjetër gjë nuk ka,” është shprehur Gjesti për Egli. Kur dikush të dërgon sinjale të përziera (mixed signals), është një shenjë që ose nuk është i/e sigurt për atë që do, ose po luan me emocionet e tua. Një ditë të thotë të largohesh, të nesërmen të fton të flesh me të. Kjo lloj sjelljeje është e lodhshme dhe krijon pasiguri tek tjetri, pra Egli. Një marrëdhënie e shëndetshme bazohet në qëndrueshmëri dhe qartësi, jo në lojëra "më do, s’më do".

Nga romantizmi në manipulim: Një analizë e sjelljeve (toksike)

4. Kapja e dorës – Shenjë presioni?

Një moment tjetër që mund të analizohet është kur Egli kishte prishur lojën e tyre dhe Gjesti e kap prej krahu dhe pastaj e prek te dora, një sjellje ku duket sikur po ushtronte presion. Në marrëdhënie, kontakti fizik mund të jetë një formë për të shprehur afeksion, por gjithçka varet nga konteksti. Nëse përdoret si mënyrë për të imponuar një vendim ose për të ushtruar dominim mbi tjetrin, atëherë nuk është më një shprehje dashurie, por një strategji, qoftë dhe jo e vetëdijshme, për të kontrolluar dikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

5. Dedikimet romantike – Dashuri e vërtetë apo manipulim emocional?

Një tjetër veprim që nuk mund të kalonte pa u vënë re është kur Gjesti i shkroi një letër ish-të dashurës së tij, Diellzës, ndërkohë që ka lënë të hapur mundësinë për të krijuar një lidhje me Eglin. Ky lloj veprimi jep një mesazh të ngatërruar, si për Eglin, ashtu edhe për të tjerët që mund ta shohin, përfshirë Diellzën. Dedikimet që dikush bën për ish-partnerët janë një mënyrë për të mbajtur një lidhje të hapur emocionalisht me ta, duke lënë të kuptohet se nuk janë plotësisht të gatshëm për të ecur përpara.

Nga romantizmi në manipulim: Një analizë e sjelljeve (toksike)

6. Egli si "shërbëtore”

Një nga shenjat më të qarta të një marrëdhënieje jo të barabartë është kur një person fillon të marrë rolin e "prindit" ose të "shërbëtorit" në raport. Në këtë rast, Egli kujdeset për çdo detaj të jetesës së Gjestit në “Big Brother VIP”, nga larja e rrobave te palosja e tyre. Kur dikush fillon të marrë të gjitha përgjegjësitë, ndërsa tjetri thjesht i pranon si të mirëqena, atëherë kemi të bëjmë me një dinamikë jo të shëndetshme. Një marrëdhënie e ekuilibruar bazohet në reciprocitet, jo shfrytëzim.

Nga romantizmi në manipulim: Një analizë e sjelljeve (toksike)

Në përfundim, duhet theksuar se kjo analizë është bazuar vetëm në ato që shohim në ekran dhe është e rëndësishme të kemi parasysh se nuk ofron një pasqyrë të plotë të dinamikës. Ekrani, siç e dimë, ndodh që nuk tregon të gjithë historinë. Por mund të ndodhë edhe që gjithë çfarë shohim të jetë vetëm maja e ajsbergut.