Shëndeti

Shenjat që duhet të mbash parasysh nëse duhet t'i heqësh ose jo dhëmballët e pjekurisë

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2025

Shenjat që duhet të mbash parasysh nëse duhet t'i

Nëse ende nuk e keni përjetuar dhimbjen që shoqëron heqjen e dhëmballëve të pjekurisë, dy janë alternativat pasi të lexoni këtë artikull: ose nuk do t’i hiqni kurrë dhe s’keni asnjë arsye pse të shqetësoheni, ose do të vraponi tek dentisti për t’i shpëtuar ndërlikimeve të mëvonshme. Shumë dentistë rekomandojnë heqjen e dhëmballëve diku nga mosha 12-25 vjeç, por a është vërtet e nevojshme t’i hiqni ato gjatë kësaj moshe?

Kur NUK keni pse t’i hiqni dhëmballët e pjekurisë:

- Nëse janë të shëndetshëm dhe mishrat rreth tyre nuk janë të skuqur.

- Nëse kanë dalë plotësisht.

- Janë pozicionuar mirë në fund të nofullës tuaj dhe nuk ndërhyjnë tek dhëmbët fqinjë.

- Janë të thjeshtë për t’u pastruar.

Kur DUHET t’i hiqni dhëmballët e pjekurisë:

- Dhëmbët janë plotësisht nën mish dhe nuk mund të dalin. Në të tilla raste formohen kiste që mund të prishin rrënjët e dhëmbit fqinj.

- Dhëmbët nuk kanë dalë plotësisht. Keni vështirësi në pastrimin e tyre dhe si rezultat aty do të mblidhen baktere, që më pas sjellin sëmundjet e gojës.

- Nëse nuk ka vend mjaftueshëm për dhëmbin tjetër, duhet ta hiqni, ndryshe do të shtrembërojë dhe dhëmbët e tjerë dhe ne nuk e duam këtë apo jo?

- Nëse ndjeni dhimbje në zonën e dhëmbëve të pjekurisë.

- Mukoza anës gojës në vendin e dhëmballës ju infektohet shpesh, kjo është shenjë që duhet t’i hiqni.

Artikuj të sugjeruar: