
Arnold Schwarzenegger i tregoi të gjitha në "Terminator" 40 vjet më parë dhe tani djali i tij, Patrick Schwarzenegger, po e mban të gjallë traditën familjare duke dalë përballë kamerave nudo në "The White Lotus".
Sezoni 3 i emisionit në HBO filloi të dielën mbrëma dhe personazhi i Patrick, Sakson Ratliff, nuk humbi kohë, ai hyri në resortin luksoz tajlandez me familjen e tij dhe më pas hoqi gjithë rrobat e tij në një skenë.
Pasi doli me zonjat nga rezorti, Saxon-i u hodh nga shtrati, lakuriq, shkoi në tualet dhe pikërisht kur menduat se skena mbaroi…BAM! Kamera u rrotullua dhe po, gjithçka u tregua sheshit në ekran!

Eshtë e panevojshme të thuhet, shikuesit s’e humbën momentin dhe në rast se po pyesni veten, Patrick konfirmoi për Esquire se ai ndoqi shembullin e babit të tij, Arnold Schwarzenegger, dhe e realizoi skenën pa proteza, por me trupin e tij real.

Arnold, që e dinte skenën që do të realizohej që më parë madje bëri shaka në Instagramin e tij duke shkruar: "Molla nuk bie larg nga pema".
View this post on Instagram
Nëse s’kishit një arsye të mirë për të nisur së shikuari serialin fantastik “The White Lotus”, ja tek e keni, por ju sugjerojmë ta nisni që nga sezoni i parë në vend të të tretit. :)
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: TMZ