A$AP Rocky – i cili akuzohej për plagosje me armë zjarri – u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Los Angeles. Fill pas leximit të vendimit, reperi vrapoi menjeherë drejt Rihanna-s për ta përqafuar.
Salla e gjyqit, plot me fansa të reperit dhe të RiRi-t, shpërtheu në brohoritma teksa Rocky kërceu nga tavolina dhe shkoi të përqafonte Rihanna-n, e cila ishte e ulur me nënën dhe motrën e tij. Të gjithë qanë.
View this post on Instagram
Pas një gjyqi që zgjati 3 javë, gjyqtarët diskutuan për tre orë për të marrë vendimin që kurseu A$AP Rocky-n, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, nga një dënim me burg që mund të kishte zgjatur më shumë se dy dekada, saktësisht 24 vjet.
Më parë, reperi refuzoi ofertën e prokurorisë për të kryer vetëm gjashtë muajsh burg, së bashku me kushte të tjera, nëse do të pranonte fajësinë. Ai këmbënguli se ishte i pafajshëm.
"Faleminderit të gjithëve që më shpëtuat jetën," u tha ai juristëve.
Për çfarë akuzohej? Pretendohej se reperi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij të fëmijërisë, Terell Ephron, i njohur edhe si A$AP Relli, gjatë një sherri të ndodhur më 6 nëntor 2021. Rocky shkrepi armën dhe qëlloi dy herë në drejtim të Relli-t, i cili tha se një nga të shtënat i goditi kyçin e këmbës, por ai nuk ishte lënduar.
Avokati i Rocky-t, Joe Tacopina, tha në argumentin e tij përmbyllës se Relli është "një gënjeshtar patologjik" i cili "ka kryer dëshmi të rreme”.
Avokatët dhe dëshmitarët thanë se A$AP Rocky kishte qëlluar me një armë të rreme që thjesht bën zhurmë, të cilën e mbante për siguri. Reperi gjuajti si një paralajmërim sepse Relli po sulmonte një tjetër anëtar të grupit të Rocky-t.