Shpesh dëgjojmë se ngrënia pas orës 8 ndikon drejtpërdrejt në shtimin e peshës. Disa e shmangin darkën e vonshme me frikën se metabolizmi ngadalësohet dhe trupi i depoziton kaloritë si yndyrë. Por sa e vërtetë është kjo?
Nga vjen ky besim?
Ideja se ngrënia në orët e vona ndikon në shtimin e peshës buron nga fakti se trupi ynë djeg më pak kalori gjatë natës, ndërsa pushon. Kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se çdo ushqim i konsumuar pas një ore të caktuar do të shndërrohet automatikisht në yndyrë.
Pra, nuk është ora ajo që ndikon në shtimin e peshës, por sasia dhe cilësia e ushqimit të konsumuar gjatë gjithë ditës. Ajo që ka rëndësi është bilanci i përgjithshëm i kalorive - nëse konsumon më shumë kalori sesa djeg, do të shtosh peshë, pavarësisht orarit të ngrënies.
Kur mund të jetë problem ngrënia vonë?
Megjithëse ora në vetvete nuk është vendimtare, ushqyerja në orët e vona shpesh shoqërohet me zakone jo të shëndetshme, si ngrënia e ushqimeve të përpunuara, sasisë së madhe të sheqernave apo yndyrave të pashëndetshme. Gjithashtu, ngrënia menjëherë para gjumit mund të shkaktojë shqetësime si urthi apo një gjumë të trazuar.
Mit! Nuk ka asnjë provë shkencore që konfirmon se ngrënia pas orës 8 shkakton shtim peshe nëse kaloritë e përgjithshme janë brenda normave ditore. Ajo që ka më shumë rëndësi është cilësia e ushqimit dhe zakonet e përgjithshme të të ushqyerit.
Burime: WebMD
Artikuj të sugjeruar: