Celebrity

Kanye West dhe Bianca Censori po publikojnë një film - dhe jo, nuk është ai që mendoni!

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2025

Kanye West dhe Bianca Censori po publikojnë një film - dhe jo, nuk

Reperi dhe bashkëshortja e tij pritet të publikojnë një “film mode”, sipas një burimi të “The Post”. Filmi ishte planifikuar të dilte në nëntor – një muaj para përvjetorit të tyre të dytë të martesës dhe përmban “pjesë të ndryshme dhe montazhe” të çiftit bashkë.

“Do ta përshkruaja si një film mode. Është një këndvështrim mbi vizionin e Kanye për të [Bianca-n] – siç do ta shihnim atë përmes syve të tij,” tha burimi, duke shtuar se filmi përqendrohet te Bianca. “Është një përzierje mes qetësisë dhe kaosit. Ai e konsideron atë një yll.”

Megjithëse janë përhapur thashetheme se çifti është ndarë, burimi thotë se Kanye do ta publikojë filmin.

“Ye ka zakonin të publikojë projekte në momentin kur askush nuk i pret. Ai ka filmuar kudo – pak në Japoni, disa skena në Itali dhe Spanjë.”

Çifti ka kaluar muajt e fundit duke udhëtuar nëpër Evropë dhe Azi, përpara se të riktheheshin në Los Anxhelos në fund të janarit. Por, ndërkohë që projektet e tij vazhdojnë, sjelljet e West vazhdojnë të jenë subjekt polemikash. Deklaratat e tij antisemitike dhe shitja e një bluze me simbolin nazist shkaktuan spekulime se ai dhe Bianca po shkonin drejt divorcit – diçka që përfaqësuesit e reperit e kanë mohuar.

Në vitin 2024, Kanye kishte paralajmëruar edhe hapjen e një studioje të quajtur “Yeezy Porn”, por ideja u braktis më vonë. Nga ana tjetër, thashethemet për një kasetë intime të West nga viti 2012 janë rikthyer, pasi një “ndërmjetës i kasetave” publikoi një foto të tij pa bluzë, duke pretenduar se ka pasur akses në materialin e vjetër. Sipas një të afërmi të reperit, Kanye kishte paguar 250,000 dollarë për të ndaluar përhapjen e kasetës.

Burime: Page Six

Artikuj të sugjeruar: