Fansat e Drake-ut në Sydney, Australi, po shpresonin që ai të ndihej bujar në koncertin e tij të fundit. Drake nuk është i panjohur për të bekuar financiarisht fansat në nevojë në shfaqjet e tij dhe duket se ata po përfitojnë prej këtij stili të tij.
Në një foto të re që qarkullon në internet, Drake-u është parë në skenë para një turme në Australi në turneun e tij "Anita Max Win". Disa fansa të turmës shihen duke mbajtur tabela me disa arsye që ata besojnë se Drake-u duhet t'u japë atyre para.
Disa nga këto arsye përfshinin një faturë veterinare, një festë beqarie në Ibiza, një Birkin për nënën e dikujt, një udhëtim në Greqi dhe më shumë.
Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale pajtohen se fotografia është ‘për të ardhur keq’, ajo u shpagua për të paktën një pjesëmarrës, të cilit iu dhanë 30 mijë dollarë dhe vende VIP në koncert.
Fatlumja e koncertit në fjalë ishte Tiana Henderson, e cila mbante një tabelë që i tregonte Drake-ut se ishte 20 javëshe shtatzënë. Menjëherë pas kësaj, Henderson dhe shoqja e saj u shoqëruan në zonën VIP për pjesën tjetër të performancës. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një fans i tij ka pasur fat.
Gjatë një shfaqjeje në Perth në fillim të këtij muaji, reperi kanadez zgjodhi dy njerëz të rastësishëm nga turma dhe vendosi t'u jepte atyre 20 mijë dollarë secilit. "Unë nuk e di se ku keni qenë në jetën tuaj... Kjo është ajo që ne bëjmë këtu në Perth," shpjegoi ai në atë kohë.
"Duhet të tregoni dashuri. E shihni, netë si këto nuk mund t'i marrim kurrë si të mirëqena. Janë 14,000 njerëz brenda një ndërtese dhe ne të gjithë jemi këtu të sigurt."
Kështu që, nëse ke mbështetur Kendick Lamar-in në diss-in e famshëm midis këtyre dy artistëve, ndoshta do të të duhet të lësh pak pas krenarinë tënde herën tjetër dhe të rezervosh një biletë për një koncert të Drake-ut. Ku i dihet ç’mund të fitosh në përfundim të tij. ;)