Të thuash që nuk jemi përpjekur ndonjëherë të plotësojmë nevojën e lindur për të qenë të dëshiruar dhe të pëlqyer nga të gjithë do të ishte një gënjeshtër. Ideja për të mos qenë i/e pëlqyer nuk i pëlqen askujt. Të paktën një herë në jetë keni ndryshuar veten për t'u pranuar. Sidomos në moshat më të reja, përshtatja me bashkëmoshatarët dhe miqtë tanë është shumë e rëndësishme.
Megjithatë, kohët e fundit është bërë mjaft popullore një teori, e cila pretendon se mund të ndryshojë mënyrën se si i qasemi marrëdhënieve njerëzore.
Mel Robbins, ka postuar një video në Instagram, e cila deri më tani ka marrë mbi një milion shikime dhe pëlqime. Teoria përmes së cilës, pretendon ajo, ne do të zbulojmë një version më të lumtur të vetvetes quhet "Lërini ata".
View this post on Instagram
Cila është Teoria “Lërini Ata”?
Duket se nga emri i saj teoria shpjegohet shumë lehtë, por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Mel sjell disa shembuj në videon e saj, të cilat duken të qarta, por nëse mendoni për momente të caktuara në jetën tuaj, do të shihni se ato nuk janë aq të thjeshta.
“Nëse miqtë tuaj nuk ju ftojnë për drekë këtë fundjavë, lërini të shkojnë. Nëse personi që pëlqeni nuk është i interesuar për ju, lëreni të shkojë”.
Robbins vëren se ne harxhojmë shumë kohë dhe energji për t'i bërë të tjerët të përmbushin pritshmëritë tona.
"Të lejosh" që të ekzistojnë ashtu siç të tjerët, qoftë miqtë apo partneri, zgjedhin është një përgjigje mjaft e mirë, veçanërisht në jetën tonë shoqërore. Ideja është se njerëzit do t'ju zbulojnë veten e tyre të vërtetë përmes sjelljes kundrejt jush, ndaj ju duhet t'i lini ata ta bëjnë këtë.
Fuqia e vërtetë qëndron në atë që ne zgjedhim të bëjmë për t'i lënë ata të ekzistojnë. A telefonojmë shpesh? A po kërkojmë vëmendjen e tyre, kur ata qartazi nuk po përgjigjen?
Gloria Zhang, një psikoterapiste, vuri në dukje në një podcast mbi teorinë në fjalë:
“Kjo teori na lejon të çlirojmë barrën e përgjegjësisë për gjërat që janë jashtë kontrollit tonë. Ne nuk mund t'i detyrojmë njerëzit të sillen në mënyra që ata nuk duan.
Prandaj, përpjekja për të kontrolluar ose për të detyruar gjithmonë do të çojë në më shumë frikë, pakënaqësi dhe zhgënjim, ndaj do të ishte gabim nëse nuk e pranojmë se ndonjëherë jemi përpjekur shumë për t'i bërë të tjerët të bëhen ato që duam ose jemi zhgënjyer sepse nuk i plotësuan pritshmëritë tona.”
Duke hequr dorë nga lidhjet me gjërat që nuk mund t'i kontrollojmë, duke vendosur të përqendrojmë vëmendjen tonë në gjërat që mund t'i kontrollojmë.
Teoria funksionon sepse është një pranim i realitetit: ju nuk mund të kontrolloni se si veprojnë njerëzit e tjerë, çfarë bëjnë ose çfarë thonë. E vetmja gjë që keni nën kontroll jeni ju.
Si mund të aplikoni teorinë
Hiqni dorë nga pritshmëritë që keni nga të tjerët: Ne mund të kërkojmë trajtohemi me respekt, për shembull, por mos prisni që dikush t'ju japë përparësi në jetën e tyre.
Merrni përgjegjësinë dhe lërini të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë: Kuptojeni se ku keni gabuar, mos u viktimizoni. Në të njëjtën kohë, mos merrni përsipër përgjegjësitë e të tjerëve vetëm për t'u pëlqyer apo pranuar nga ata.
Lërini të tjerët të jenë vetvetja: Në këtë mënyrë do të kuptoni shumë për marrëdhënien tuaj dhe do të shihni nëse ky person në fund të fundit ia vlen të jetë në jetën tuaj.
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar:
- 7 sjellje që konsiderohen arrogante, por tregojnë intelgjencë të lartë
- Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?
- Ju ndodh ajo që shihni në ëndërr? Ja çfarë do të thotë
- Kjo praktikë daneze do të sjellë qetësi në shtëpinë dhe jetën tuaj
- Katër hapa për të kapërcyer një ndarje në 30 ditë