Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në "Gossip Girl" dhe "Buffy the Vampire Slayer", ka vdekur në moshën 39-vjeçare.
Burime policore e konfirmuan lajmin tronditës për TMZ, megjithëse shkaku i saktë i vdekjes së saj mbetet i paqartë.
Megjithatë, një burim tha se ajo së fundmi iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë dhe kishte luftuar me problemet e abuzimit ne alkoolin për disa vite.

Muajt e fundit, aktorja ndau disa postime shqetësuese në rrjetet sociale, duke u shfaqur e dobët dhe e zbehtë.

Ajo mbrojti pamjen e saj, duke u thënë komentuesve që flisnin me gjuhë urrejtjeje: “Më shpjegoni se si dukem e sëmurë”. Ajo gjithashtu u kujtoi atyre: "Mos harruat gjë që nuk jam më 14 vjeç? Unë jam 38. Sa e trishtuar për ju që lini një koment të tillë."

Michelle u bë e famshme si një yll fëmijësh në "Harriet the Spy". Më vonë u bë një emër i njohur në rolin e saj si Dawn Summers në "Buffy the Vampire Slayer” dhe më pas si Georgina Sparks në "Gossip Girl".
Burimi: TMZ