Blake Lively ka bërë një dedikim në rrjete sociale për mikeshën e saj dhe njëkohësisht kolegen e “Gossip Girl", Michelle Trachtenberg, e cila ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare.
Përmes një Instastory, Lively ka ndarë dhimbjen me ndjekësit për ikjen e parakohshme të Michelle, ndërsa tregon dhe takimin e parë me të duke iu referuar fotos.
“Kjo ishte dita e parë që takova Michelle. Ishte energjike. Mund ta dalloje kur ajo futej në dhomë, sepse energjia ndryshonte.
Çfarëdo që bëntë, ajo jepte 200% nga vetja. Qeshte me batutat e njerëzve të tjerë, qëndronte me autoritetit sa herë që ndjente se diçka nuk shkonte mirë, kujdesej shumë për punën e saj, ishte krenare që ishte pjesë e këtij komuniteti dhe industrie sado e dhimbshme të ishte ndonjëherë, ishte besnike pa kompromis ndaj miqve të saj dhe e guximshme për ata që donte.”, shkruan ajo.
Më tej, Blake shprehet se aktorja e ndjerë ishte detajiste, duke ndarë detaje nga puna me të.
“Para kamerës mbante gjithmonë një shkëlqyes buzësh me karamel, sepse nuk donte thjesht të shkëlqente, por t'i bënte të gjithë në orbitën e saj të ndiheshin bukur, edhe me erën e buzëkuqit të saj, sepse kujdesej edhe për detajet më të vogla.”, shton ajo.
Blake shprehet mjaft e prekur nga ngjarja e rëndë, të cilës i referohet si tragjedi, por edhe si një moment reflektimi.
"Koha kalon. Ne e marrim të mirëqenë që do të shihni përsëri një mik të vjetër. E thënë ndryshe, tragjeditë e vërteta janë ato që të lënë të mpirë në një të enjte të zakonshme.
Përqafoni ata që doni dhe keni dashur. Me Michelle, bota humbi një person të mirë dhe thellësisht të ndjeshëm. Le të kujtojmë punën e saj dhe zemrën e saj të madhe, ne që patëm fatin ta ndjenim flakën e saj.”, përfundon ajo.
Sipas ABC, Trachtenberg u gjet e pajetë nga nëna e saj në një apartament në Nju Jork. Ajo ishte e njohur për paraqitje të ndryshme në film dhe televizion gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, si seriali "Gossip Girl" dhe filmi "Eurotrip".
Besohet se ajo ka ndërroi jetë për shkaqe natyrale dhe nuk ka dyshime për pista të tjera. Sipas ABC, aktorja së fundmi iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë. Megjithatë, trupit të pajetë do të kryhet autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Artikuj të sugjeruar: