Celebrity

Misteri rreth vdekjes së Hackman dhe bashkëshortes së tij: Telefonata dramatike dhe pista e hetimit

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2025

Misteri rreth vdekjes së Hackman dhe bashkëshortes së tij:

Autoritetet po hetojnë vdekjen e aktorit legjendar të Hollywood, Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, të mërkurën.

Vdekja e tyre është cilësuar si “e dyshimtë” nga grupi hetimor. Trupat e aktorit 95-vjeçar amerikan dhe gruas së tij 65-vjeçare u gjetën në dhoma të ndryshme, sipas autoriteteve. Një nga qentë e tyre gjithashtu u gjet i ngordhur.

Telefonata me policinë

Në të njëjtën kohë u bë publike edhe biseda telefonike mes punonjësit që gjeti trupat e pajetë dhe autoriteteve policore.

Në lidhje telefonike, punonjësi dëgjohet teksa përshkruan skenën duke parë përmes një dritareje.

I pyetur “a janë të vetëdijshëm?” nga autoritetet, ai përgjigjet me ankth: "Jo, jo, jo. Ata nuk lëvizin. Dërgo dikë këtu shpejt."

Si ndodhi ngjarja?

Mbetet e paqartë se si vdiqën Hackman dhe Arakawa dhe autoritetet po hetojnë rrethanat. Zyra e sherifit tha të enjten pasdite se nuk e ka përcaktuar shkakun e vdekjes. Zyrtarët thanë se nuk kishte prova të një ngjarjeje kriminale dhe autopsia nuk gjeti asnjë traumë të jashtme tek asnjëri.

Për të dy u kërkuan teste toksikologjike dhe monoksid karboni dhe autoritetet janë ende në pritje të rezultateve. Autoritetet, po ashtu, nuk gjetën shenja të një rrjedhjeje gazi ose helmimi të monoksidit të karbonit.

“Rrethanat rreth vdekjes së dy individëve janë mjaft të dyshimta në natyrë dhe kërkojnë hetim të plotë”, thuhet në deklaratë.

Misteri rreth vdekjes së Hackman dhe bashkëshortes së tij:

Kur u gjetën?

Një punonjës ishte në rezidencë të mërkurën dhe vuri re se çifti nuk ishte në shtëpi, gjë që me sa duket ishte e pazakontë. Punonjësi kontaktoi një oficer sigurie, i cili shkoi në shtëpi dhe zbuloi çiftin e pajetë.

Një burrë që e përshkroi veten si portier telefonoi policinë për të raportuar ngjarjen po ashtu, sipas audios së telefonatës. Ai tha se dera ishte e mbyllur dhe nuk mund të hynte, por pa nga dritarja se viktimat nuk po lëviznin. Dy punonjës të mirëmbajtjes thanë se gjetën derën e përparme të çiftit të hapur kur shkuan për të kontrolluar banesën, sipas deklaratës.

Ku u gjetën?

Oficerët e gjetën trupin e gruas në dyshemenë e një tualeti, sipas deklaratës. Një shishe e hapur ishte në banak me pilula "të shpërndara përreth". Nuk është e qartë se çfarë lloj pilulash ishin. Më pas ata gjetën qenin e ngordhur. Ndërsa asistentët po pastronin shtëpinë, ata gjetën Hackman në një dhomë të vogël të shtëpisë.

Dy qen të tjerë u gjetën të gjallë në pronë. Njëri ishte në tualet dhe tjetri jashtë shtëpisë.

Çfarë i habiti autoritetet?

Misteri rreth vdekjes së Hackman dhe bashkëshortes së tij:

Duke bërë thirrje për një "hetim të plotë", zyrtarët në deklaratë cituan një sërë gjërash që i habitën hetuesit: dera e përparme e hapur, ngrohësja në dyshemenë e banjës, shishja e hapur me pilula të shpërndara, prania e dy qenve të gjallë dhe një i tretë që ishte i ngordhur, fakti që Hackman ishte në një dhomë të veçantë nga bashkëshortja dhe se nuk kishte shenja të dukshme të rrjedhjes së gazit.

Pas gjetjes së çiftit, autoritetet kontrolluan pjesën tjetër të pronës dhe nuk gjetën asgjë tjetër, thuhet në deklaratë. Të gjitha ndërtesat e tjera në pronë dhe garazhi ishin të mbyllura dhe nuk kishte asnjë tregues se shtëpia kishte rënë pre e një vjedhjeje.

Megjithëse nuk kishte asnjë tregues të qartë të një ngjarjeje kriminale, hetuesit nuk po përjashtojnë asnjë pistë.

Artikuj të sugjeruar: