Ceremonia e Oscars 2025 po afron dhe këtu keni gjithçka që duhet të dini për ceremoninë e këtij viti.
Ku mund ta shihni?
Disa opsione ku mund të ndiqni ceremoninë e këtij viti janë: ABC.com, Hulu + Live TV, YouTube TV, FuboTV, AT&T TV, Top Channel.
Kur fillon?
Ceremonia fillon më 3 mars, në orën 1 të mëngjesit (me orën e Shqipërisë). Parakalimi i yjeve në tapetin e kuq nis rreth orës 22:00-23:00 (2 mars).
Kush prezanton këtë vit?
Ish-prezantuesi i “Late Night Show” Conan O’Brien do të drejtojë ceremoninë e 97-të të çmimeve Oscar.
Kush do të performojë?
Ariana Grande, Cynthia Erivo, Raye, Doja Cat, Lisa dhe Queen Latifah.
Cilët filma janë në garë për çmimin “Filmi më i mirë?
“Anora”
“The Brutalist”
“A Complete Unknown”
“Conclave”
“Dune: Part Two”
“Emilia Pérez”
“I’m Still Here”
“Nickel Boys”
“The Substance”
“Wicked”
Artikuj të rekomanduar: