Celebrity

Ditari sekret i Demi Moore bëhet publik: "Jam e neveritur nga vetja"

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2025

Ditari sekret i Demi Moore bëhet publik: "Jam e neveritur nga

Ditari personal i Demi Moore u publikua vetëm pak orë para Oscars, ku aktorja 62-vjeçare është nominuar për rolin e saj në filmin "The Substance".

Ditari personal i Moore me rrëfimet nga vitet e para të karrierës së saj doli në dritë pasi ishte fshehur në një magazinë që dikur i përkiste ish-bashkëshortit të saj, Bruce Willis. Në faqet e shkruara me dorë, të emërtuara "Kujtimet private, Demi", aktorja shkruan sekretet e familjes, ku i referohet betejave të saj me varësinë dhe përvojave traumatike që e lënduan atë.

Ndërsa Moore është një ndër pretendentet me performancën e saj në filmin "The Substance", betejat e saj personale po bëhen publike, duke zbuluar detaje intime për rininë e saj të trazuar, luftën me varësinë dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Regjistrimet e ditarit të aktores 62-vjeçare, të shkruara në mesin e viteve 1980 dhe të marra nga “Daily Mail”, po ribotohen. Shkrimet ofrojnë një përjetim shumë real dhe pa filtra të aktores dhe betejave të saj personale.

Ajo përshkruan luftën që duket se po humbet në varësinë ndaj alkoolit dhe kokainës, për të cilën fajëson martesën e saj të parë me muzikantin Freddie Moore.

“Një natë para dasmës sime, mora një shishe shampanjë, shkova në shtëpinë e këtij djali me të cilin isha duke bërë një film në atë kohë, ai më zgjoi në orën 10:30 të mëngjesit të nesërmen dhe unë supozohej të isha gati për një orë”, shkruan Moore.

“Vonë, e uritur dhe fajtore, këto janë kujtimet e mia të ditës së dasmës. Tre vitet e ardhshme nuk ishin më mire.”, thuhet më tej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Eighties Guy (@the80s.guy)

Diku tjetër në ditar, Demi Moore ka rrëfyer:

“Ndihem shumë e neveritur me veten, jo vetëm për përdorimin e drogës, por edhe për njerëzit. Nuk e kuptova kurrë se sa egoiste dhe e padrejtë isha."

 Më herët aktorja ka pranuar se është larguar fshehurazi nga festa e saj e beqarisë për të tradhtuar të fejuarin e asokohe, Freddie Moore, në autobiografinë e saj, “Inside Out”.

Ditari hedh dritë edhe mbi romancën e saj pasionante, por të turbullt me ??Emilio Estevez, me të cilin ishte në lidhje nga viti 1985 deri në 1986. 

“Sa herë që ai më telefononte, zemra më rrihte fort”, shkruante ajo.

Aktorja fituese e Oscarit përshkroi në ditar edhe një incident në të cilin humbi vetëdijen pasi kishte pirë shumë gjatë një udhëtimi me Estevez.

“Aq shumë sa nuk pi më kurrë pije të forta”, ka shkruar ajo. “E gjeta veten duke u errësuar dhe më pas me një dhimbje koke, e hutuar, e vetme dhe me dëshirë të madhe që do të më nxirrte nga mjerimi im”.

 Pavarësisht durimit të Estevez, Moore pranoi se kishte përsëritur të njëjtën sjellje vetëshkatërruese disa ditë më vonë. 

“Jam habitur që nuk më vrau në vend”, ka shkruar ajo.

Përfundimisht, marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 1986.

Artikuj të sugjeruar: