Kinema & TV

‘Shrek 5’ publikoi trailer-in, por njerëzit po e urrejnë që tani!

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2025

‘Shrek 5’ publikoi trailer-in, por njerëzit po e urrejnë

Gjithë fansat e filmit të animuar "Shrek" u emocionuan shumë kur morën lajmin se filmi i pestë do të publikohet më 26 dhjetor të vitit 2026. Mirëpo, kur panë trailer-in e parë, është pak të thuash se u zhgënjyen tej mase.

Njerëzit shpërthyen me një mori komentesh, kryesisht për ndryshimin e personazheve në animim:

“Kanë bërë gjë operacione plastike?! Diçka nuk shkon me fytyrat e tyre,” shkroi dikush.

“Do doja të mbanin stilin original të animimit si në vitet ’00. Pse duhet të përpiqemi të modernizojmë çdo gjë?!” tha një përdorues online dhe “Kjo ulëret ‘e bërë me AI’ e gjitha,” dikush tjetër.

Nga ana tjetër, ka një mosfunksionim të logjikës së historisë, siç vunë në pah këta komentues të tjerë:

“Po ata kishin më shumë se një fëmijë??” kur në trailer shfaqet vetëm një vajzë e rritur e Shrekut dhe Fionës.

“A nuk kishin 4-5 fëmijë Shreku me Fionën? Kush do i luajë të tjerët?” tha dhe dikush tjetër.

Ka dhe nga ata që shpresojnë se afati i gjatë kohor i publikimit të filmit të pestë do t’i bëjë krijuesit e tij të ndryshojnë diçka:

“2026…pra po thoni që keni kohë për ta rikrijuar në stilin origjinal të animimit?” dhe “Le t’i ‘bullizojmë’ krijuesit derisa të na kthejnë personazhet me fytyrat origjinale”, tha dikush tjetër me humor.

Regjisori i “Shrek” 5 është Walt Dohrn, që ka qenë gjithashtu dhe skenarist i “Shrek” 2 dhe “Shrek” 3, por mesa duket këtë herë, ai nuk arriti të takonte pritshmëritë e gjithë dashamirësve të filmit legjendar të animuar.

Ndërkohë, vlerësoni dhe ju ndryshimin që të tjerët nuk po e pranojnë (versioni poshtë, filmi  i 2026-ës):

- Shreku

- Fiona

- Gomari

- Pinoku

- Pasqyra 

Poll

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.