Në ceremoninë e eventit më të madh dedikuar filmit dhe kinemasë, s’mund të mos kalonte pa u vënë re një lloj zbrazëtie nga aktorët dhe të famshmit që zakonisht marrin pjesë në ceremoni. Nga aktore të nominuara, deri tek ato që nuk iu dha as një mundësi nga Akademia, ja disa nga arsyet që këto personalitete të famshme mund të kenë munguar në çmimet Oscar 2025:
Nicole Kidman
Pas shumë spekulimeve, aktorja e “Babygirl” zgjodhi të mos marrë pjesë në ceremoninë e mbrëmjes së sotme të Academy Awards. Kidman dhe filmi i saj “Babygirl” u përjashtuan në mënyrë të famshme nga Oscar-ët e këtij viti. Kjo habiti shumë njerëz në industrinë e kinemasë si dhe publikun.
Zendaya
Edhe pse Zendaya nuk ka publikuar një deklaratë që konfirmon vendimin e saj për të mos marrë pjesë në ceremoni, filmi i saj “Challengers” u shpërfill plotësisht, kështu që ne nuk mund ta fajësojmë atë që ka zgjedhur të shikojë eventin nga shtëpia në pizhamat e saj.
Angelina Jolie
Jolie nuk kishte një arsye të ngutshme për të shkuar në Oscar. Aktorja nuk do të prezantontë ndonjë çmim dhe u ‘refuzua’ nga gara e sivjetme për aktoren më të mirë në rolin kryesor. ‘Maria’ ishte gjithashtu pothuajse tërësisht e përjashtuar nga Academy Awards. Pati vetëm një nominim për Kinematografinë më të Mirë.
Jennifer Lawrence
Këtë vit, aktorja anashkaloi shfaqjen e çmimeve për dy arsye të mira. Lawrence është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe pritet të lindë shumë shpejt. Ajo u fotografua në New York City të mërkurën dhe nuk kishte asnjë arsye të ngutshme për të fluturuar deri në Los Angeles; ajo nuk u nominua për asnjë çmim Oscar këtë vit dhe as nuk prezanton.
Margot Robbie
Robbie nuk u nominua për ndonjë çmim, as nuk do të prezantonte një të tillë. Ajo gjithashtu solli në jetë së fundmi fëmijën e saj të parë në vjeshtë. Robbie nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje publike që nga shtatori, duke vendosur që muajt e parë si nënë t'i kalojë larg vëmendjes publike.
Pamela Anderson
Mungesa e Anderson në Academy Awards nuk është befasi. Aktorja e “The Last Showgirl” nuk është prezantuese dhe as nuk është nominuar për aktoren më të mirë në rolin kryesor. Në fakt, filmi u ‘eleminua’ nga Oscars dhe përjashtimi i saj i dukshëm nga gara për aktoren më të mirë u pa si një mospërfillje nga shumë njerëz.
Anya Taylor-Joy
Anya Taylor-Joy nuk mori pjesë në çmimet Oscar 2025, pavarësisht faktit se projekti i saj, “Dune: Part Two”, pati nominimin për filmin më të mirë. Vlen të theksohet se aktorja kishte një rol shumë të vogël në film, ndaj bënte sens që kishte zgjedhur të qëndronte në shtëpi për ceremoninë e këtij viti.
Rihanna
Këngëtarja e "Diamonds" ka shumë gjëra për të festuar këtë vit - zhvillimet me markat e saj Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, shfaqjen e muzikës së re, - por një film i ri nuk është një prej tyre. Kjo është arsyeja pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e çmimeve Oscar sonte.
Artikuj të sugjeruar: