Showbiz dhe TV

Unikkatil humb vëllain: Ç’dihet për vdekjen e papritur të tij

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2025

Unikkatil humb vëllain: Ç’dihet për vdekjen e papritur

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës (2 Mars) në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, është gjetur i pajetë.

Viktima është gjetur nga ekipi mjekësor, ndërsa ende nuk është e qartë se kush lajmëroi këto të fundit.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti për mediat.

Unikkatil humb vëllain: Ç’dihet për vdekjen e papritur

Sa i përket shkakut të vdekjes, media të ndryshme kanë raportuar se mund të ketë ardhur si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike, por duhet theksuar se ky pretendim nuk mbështetet ende nga një version zyrtar i autoriteteve të Kosovës.

Nga ana tjetër, miq dhe shokë kanë reaguar të shokuar lidhur me këtë ngjarje.