Kinema & TV

Filmi “Anora” triumfon në çmimet Oscars

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2025

Filmi “Anora” triumfon në çmimet Oscars

“Anora” ka triumfuar në Oscars 2025 duke bërë histori si një film me buxhet të ulët (6 milionë dollarë) që fiton çmimet kryesore.

“Anora” rrëmbeu pesë çmime, duke përfshirë “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë” për yllin 25-vjeçar, Mikey Madison.

Filmi “Anora” triumfon në çmimet Oscars

Regjisori Sean Baker gjithashtu fitoi Oscar për “Skenarin më të mirë origjinal” dhe “Montazhin më të mirë”, duke u bërë personi i parë që fiton katër çmime Oscar brenda një nate për një film të vetëm.

Filmi “Anora” triumfon në çmimet Oscars

Madison luan rolin e Anora-s, por të gjithë e thërrasin Ani dhe është një punonjëse seksi në një club të famshëm. Ajo njihet me djalin e një oligarku rus, i cili përpos se do të bëjë vetëm qejf, është jashtëzakonisht i papjekur dhe i papërgjegjshëm.

Filmi “Anora” triumfon në çmimet Oscars

Regjisori Baker, në fjalimin e tij, falenderoi punonjëset e seksit. “Ato kanë ndarë historitë e tyre, kanë ndarë përvojat e tyre të jetës ndër vite, respektin tim më të thellë, e ndaj këtë me ju,” tha ai.

25-vjeçarja Madison, e cila mundi Demi Moore për “The Substance” e konsideroi momentin "shumë surreal" në fjalimin e saj. “Unë gjithashtu dua të vlerësoj komunitetin e punonjësve të seksit,” tha ajo. "Unë do të vazhdoj t’ju mbështes.”

Artikuj të sugjeruar: