E dimë: e hëna nuk është dita e preferuar për askënd. Zgjimi në mëngjes dhe rikthimi në punë janë sfidues në këtë ditë të javës, por na besoni: ka edhe më keq.
Nëse ende s’po e kapni fillin, na lejoni t’ju sjellim shembuj realë nga një “reality-show”.
Nisim nga fillimi. Egli, si zakonisht, po ndante krevatin gjatë natës me Gjestin (dhe Rizartën), ku diçka e papritur i ndodhi. Gjesti vendosi jorganin si “mburojë” për të mos lejuar asnjë kontakt fizik me të dhe shkak u bë një *Nishan*.
Nishani, siç Egli e përshkruan, gjendet në këmbën e saj dhe pamja që ka i krijoi Gjestit një përshtjellim ndjesish, ku dukej se mbizotëronte neveria.
Me shijen e refuzimit apo shpërfilljes, Egli e nisi të hënën duke qarë me ngashërim, këtë herë në krahët e Danjës.
View this post on Instagram
Sapo mori disi veten, nisi të përshkruante gjëmën që i ndodhi.
"Vuri në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja", tha Egli.
View this post on Instagram
Dhe ja tek jemi: përballja! Egli përpiqet të bindë Gjestin se nuk është ndjerë kurrë ndonjëherë më e refuzuar se aq, por ky i fundit thekson se ishte një ndjesi që nuk e kontrollonte, e cila befasoi dhe vetë atë. “Mua më bie buka nga dora dhe e ha, por ai nishani më terri (fiku dritat/errësoi/neveriti)”, tha ai.
View this post on Instagram
Pra, e hëna e Eglit nisi me ndjesi faji për nishanin në këmbë dhe gjasat janë të ketë kërkuar në dhomën e rrëfimit t’ia heqin.
Tani, u bindët që e hëna juaj nuk është aq e keqe sa mendonit?