Kurioziteti për një detaj të vogël fizik ka pushtuar rrjetet sociale dhe diskutimet në “Big Brother”. Gjithçka nisi nga një episod që për shumëkënd mund të duket i pabesueshëm: një nishan shkaktoi dramë, refuzim dhe lot.
Siç mund ta keni lexuar, Egli, që flinte pranë Gjestit dhe Rizartës, u ndje e refuzuar pasi ky i fundit përdori jorganin si barrierë për të shmangur çdo kontakt fizik me të. Arsyeja? Një nishan në këmbën e Eglit, i cili, sipas Gjestit, i shkaktoi një ndjesi aq të çuditshme saqë nuk mundi ta kontrollonte neverinë e tij. Epo, misteri mori fund.
I hymë hulumtimeve në Instagram dhe e gjetëm nishanin e Eglit. Me gjithë respektin për dramën e krijuar, është e qartë se nishani në fjalë është - një nishan. Një shenjë e zakonshme, e pranishme në trupin e shumë njerëzve. Asgjë tronditëse, asgjë e pazakontë, asgjë që të meritonte një përplasje aq dramatike.

Thënë kjo, ndoshta është momenti që njerëzit si Gjesti të mos reagojnë sikur po përballen me një katastrofë kur shohin diçka krejt normale. Edhe sikur të mos jetë kaq “normale”, situata mund të trajtohet më me respekt nëse diçka në trupin e tjetrit të shkakton siklet. Askush nuk duhet të ndiejë turp apo pasiguri për shenja, nishane apo detaje të tjera të trupit. Fundja, nëse ka diçka vërtet të çuditshme në këtë histori, nuk është nishani – por fakti që po flasim për të si një ngjarje madhore!