Meghan Markle-it mesa duket nuk i del e keqja me familjen mbretërore britanike. Në episodin e fundit të shfaqjes së saj "With Love, Meghan", ajo ngre një dolli për të festuar “fillimin e ri” të karrierës së saj që “i kishte munguar aq shumë”.
Siç e dini, Markle i tha “lamtumirë” karrierës si aktore duke u martuar me princin Harry në vitin 2018, në mënyrë që të mund të merreshin me detyrat e tyre zyrtare. Sidoqoftë, ata u larguan në mënyrë famëkeqe nga pallati mbretëror në vitin 2020 dhe Meghan dalëngadalë, por me siguri, u rikthye në Hollywood - këtë herë, me Harry-n me vete.

Në një pikë tjetër të episodit, ajo foli se si gjërat që prishen mbeten ende të bukura dhe se ato mund të "rregullohen, lihen pas dhe të shërohesh prej tyre".
Meghan ka folur hapur për betejat e saj me shëndetin mendor - gjatë intervistës së bujshme në vitin 2021 me Oprah Winfrey, ajo pranoi se donte t'i jepte fund jetës pas kritikave të ashpra që mori kur iu bashkua familjes mbretërore.
Nuk është sekret që marrëdhënia e Meghan-it dhe Harry-t me anëtarët e familjes së tij është dëmtuar në mënyrë kritike. Dhe sado që duket se çifti kanë nisur një jetë krejtësisht të re në California, princesha e dikurshme nuk ngurron të shprehë lumturinë që ndjen duke lënë pas jetën e tyre mbretërore, disa prapaskena të pakëndshme të së cilës janë bërë publike.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: TMZ