Nëse do të duhej t'i kategorizonim vajzat dhe gratë sipas aromës së tyre, ndoshta do t'i ndanim në dy grupe: ato që zgjedhin një aromë për gjithë jetën dhe ato që duan të kundërmojnë ndryshe çdo stinë apo edhe çdo ditë.
Megjithatë, pavarësisht se cilës kategori i përkisni, një gjë është e sigurt: dëshironi që parfumi juaj të zgjasë më shumë dhe të mos “zbehet” pas një kohe të shkurtër. Disa aroma janë më të forta dhe zgjasin shumë vetëm me një sprucim, ndërsa të tjerat kanë nevojë për pak “ndihmë” për të qëndruar më gjatë në lëkurë.
Dhe ne jemi këtu për të dhënë disa këshilla shumë të vlefshme:
Spruconi në pikat e pulsit: Pas veshëve, në qafë dhe në kyçet e dorës. Këto janë vendet më të mira për të sprucuar parfumin. Në këto zona temperatura e trupit ndihmon në përthithjen e aromës, duke e bërë atë të zgjasë më gjatë.
Ku duhet ta aplikoni në raste specifike: Nëse keni shpesh në kontakt me të tjerët, provoni të hidhni parfumin në duar, bërryla, kraharor dhe pjesën e pasme të qafës. Këto zona janë ideale për të krijuar një aromë tuajën, veçanërisht kur keni një kontakt fizik, si për shembull përqafimi.
Spruconi flokët dhe rrobat: Pëlhurat dhe flokët e mbajnë më mirë aromën, pasi nuk janë aq të ngrohta sa lëkura. Nëse parfumi juaj avullon shpejt për shkak të nxehtësisë, provoni të spruconi pak në jakën e këmishës suaj apo në të tjera veshje. Kini kujdes, së pari testoni parfumin në një zonë jo shumë të dukshme për të shmangur çdo njollë.
Aplikimi në lëkurën e hidratuar: Për të ndihmuar aromën të zgjasë më gjatë, sprucojeni atë në lëkurën e hidratuar. Hidratimi krijon një shtresë mbrojtëse që ngadalëson avullimin e aromës dhe rrit kohëzgjatjen.
Zgjidhni aromat me nota të qëndrueshme: Aromat me nota si druri dhe qelibar kanë tendencë të zgjasin më gjatë, pasi këta përbërës priren të qëndrojnë në lëkurë për orë të tëra.
Nëse dëshironi aroma që zgjasin, lexoni këto artikuj: