Tani që po vjen pranvera, do e gjesh veten duke u përqendruar te puna, jeta personale ose ndoshta te të dyja.
Mund të vendosësh standarde, politika dhe metoda efikase që të tjerët do të ndjekin në të ardhmen në ambientin ku punon. Sa i përket jetës personale mund të jesh duke menduar se si të kujdesesh më mirë për fëmijët ose të afërmit që kanë nevojë për ty. Kohët e fundit ke qenë mjaft i/e zënë, ndaj mund të dëshirosh të ulësh ritmin gjatë dy javëve të para të marsit. Ndikimi i Hënës së re të muajit të kaluar, e cila u shfaq më 27 shkurt, do të të krijojë nevojën për të kaluar kohë vetëm, duke reflektuar për muajt në vijim. Ndërkohë, shtëpia jote e dymbëdhjetë do të vërë theksin te shëndeti mendor, ndaj sugjerojmë të vizitosh një terapist nëse ndjen nevojën të flasësh për një problem të caktuar dhe ke nevojë për këshilla apo një këndvështrim ndryshe.
Deri më 13 mars, do të përfundosh një detyrë të vështirë dhe komplekse në punë. Fakti që kjo datë përkon me Hënën e plotë, gjithashtu edhe një eklips, sugjeron që ky projekt ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen. Do të jesh në gjendje të shfaqësh krijimtarinë në zgjidhjen e problemeve dhe gjithashtu aftësinë tënde të mrekullueshme për të vënë re edhe detajet e vogla.
Në të njëjtën kohë, një koleg mund të dorëzojë dorëheqjen, gjë e cila do të të befasojë. Edhe pse mund të shqetësohesh për këtë, mund të gjesh lehtësisht një zëvendësues që do të jetë edhe më i përshtatshëm për punën.
Ky eklips hënor mund të sjellë në vëmendje një çështje shëndetësore – ndaj nëse e sheh të arsyeshme kërko këshillën e një mjeku. Mund të kesh probleme me sistemin tretës, mbase të shkaktuar edhe nga stresi dhe presioni i punës, por nëse i kap në kohë nuk do të kthehen në problem madhor. Marsi, udhëheqësi yt, aktualisht është në prapavijë dhe po shkon drejt Gaforres, duke ndikuar te shtëpia dhe familja. Mund t'i rikthehesh një plani të mëparshëm që të është dashur ta lësh përkohësisht mënjanë: për t’u zhvendosur, për të bërë punime në shtëpi, ose për të ridekoruar banesën.
Nëse po bën lëvizje të rëndësishme këtë muaj, nuk duhet të shqetësohesh për Mërkurin në prapavijë, vetëm nëse ke dorëzuar të gjitha dokumentet përpara datës 14 mars, si blerja e një shtëpie ose nënshkrimi i një qiraje në janar ose shkurt apo edhe në fillim të këtij muaji. Por, nuk do të ishte kohë e mirë për të nënshkruar ndonjë dokument të rëndësishëm midis 15 marsit dhe 7 prillit, kështu që shtyje nëse mundesh.
Gjatë gjithë muajit, marsi do të jetë në një kënd mbështetës ndaj Saturnit, duke sugjeruar se vendimet për shtëpinë, pronën ose familjen që planifikon të marrësh së shpejti (pas 7 prillit) mund të jenë të qëndrueshme dhe të kenë efektin që dëshiron. Kur Marsi viziton ndonjë shtëpi të horoskopit sjell vendime apo ngjarje të bujshme. Nëse nuk po përmirëson stilin e jetesës, së paku kalo kohë me miqtë ose familjen.
Më 29 mars do të ketë një eklips diellor të Hënës së re në Dash, i cili tregon se një ndryshim i madh në stilin e jetës po vjen. Dashi, më 29 mars do të shohë rezultate shumë më të dukshme nga eklipsi. Për më tepër, në këtë kohë Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do të orientohet në mënyrë harmonike në këtë eklips të Hënës së re diellore më 29 mars dhe mund të sjellë mundësinë për të udhëtuar në distanca të shkurtra. Gjasat janë që të vizitosh një anëtar të familjes, vëlla ose motër, duke kërkuar këshilla për një situatë nga ata.
Afërdita do të jetë në prapavijë nga 1 marsi deri më 12 prill, duke shkuar nga Dashi te Peshqit. Kjo nuk është koha për të bërë ndryshime në pamje, qoftë duke ndryshuar në mënyrë dramatike modelin dhe ngjyrën e flokëve, ose duke bërë botoks, filler ose një tërheqje të fytyrës. Mund të mos të të pëlqejë rezultati.
Gjërat do të përmirësohen nga fundi i majit deri në fund të vitit 2025. Ki durim - ditë më të mira do të vijnë.
Muajin e kaluar, ti i dhe karrierës një shtytje të madhe dhe me siguri u vlerësove për punën e bërë. Tani do të të duhet të tërhiqesh për të lënë universin të bëjë magjinë e tij.
Në Hënën e re të fundit muajin e kaluar më 27 shkurt, Afërdita ishte në një kënd harmonik me Jupiterin, udhëheqeësin e shtëpisë tënde të parave, kështu që mund të kesh marrë një shumë të konsiderueshme parash në fund të muajit të kaluar, ose nëse jo, mund të ndodhë lehtësisht në javën e parë të marsit. Afërdita, udhëheqësja jote, do të fillojë një prapavijë të rrallë nga 1 marsi deri më 12 prill, e cila do të ngadalësojë progresin e përgjithshëm financiar që mund të zgjasë gjashtë deri në tetë javë. Investimi që keni bërë tashmë (në të gjitha fushat e jetës) do të duhet kohë për t'u zhvilluar. Ki durim. Afërdita nuk do të rikthehet në këtë gjendje deri më 16 maj, kështu që ki parasysh të mos ndërmarrësh gjatë kësaj periudhe asnjë iniciativë të rëndësishme.
Hëna e re, 26 maj, është koha kur duhet të fillosh të punosh për projekte të reja ose të gjesh mënyra për të fituar më shumë para. Nëse punon për të tjerët, kërko rritje page. Reflekto për vitin e kaluar dhe shqyrto se cilat projekte funksionuan mirë dhe cilat jo. Përcakto arsyet dhe do të kesh gjithçka që nevojitet për të ndërtuar një plan të suksesshëm në vijim.
Ndërkohë, gjatë muajit mars, kalo më shumë kohë duke u socializuar. Jo vetëm që do të të duket kënaqësi të rilidhesh me miqtë e dashur që nuk i ke parë për një kohë të gjatë, por do të zbulosh se socializimi do të të ndihmojë edhe për të ecur përpara profesionalisht. Gjithashtu, ji i/e hapur për të takuar njerëz të rinj në mjedise të ndryshme, sepse në këtë formë do të ndodhë rritja më e madhe personale.
Mund të mësosh se një nga miqtë e ngushtë po kalon një problem të vështirë, kështu që mund të ofrosh mbështetje emocionale, ndihmë praktike dhe këshilla të mençura. Mund të të duhet të udhëtosh në një një distancë të shkurtër, por do ia vlejë mundimi.
Eklipsi hënor në Virgjëreshë, më 13 mars mund të të sjellë një lidhje dashurie në një moment të rëndësishëm. Nëse je në një lidhje serioze, mund të vendosni të jetoni së bashku ose të martoheni, ose nëse je i/e martuar, mund të vendosni nëse do të zhvendoseni në një banesë ??më të madhe apo në një qytet të largët. Po ashtu, do të diskutoni me gjysmën tuaj edhe planet për një fëmijë.
Urani, planeti i lajmeve të papritura, do të jetë miqësor dhe dominues në eklipsin e Hënës së plotë më 13 mars, duke shkaktuar një diskutim të rëndësishëm. Ngjarjet mund të shkojnë papritur në favorin tënd dhe do të jesh i/e kënaqur me rezultatin. Diskutimi duket se do të sjellë një përgjegjësi të madhe, të cilin je gati ta ndërmarrësh. Për momentin, mbaji të fshehta planet dhe mos mos i flit me askënd derisa të ndjesh se është koha e duhur.
Në eklipsin diellor të Hënës së re në Dash, më 29 mars, mund të ndodhë një takim që ndikon te karriera. Një personazh publik mund të të ofrojë një pozicion pune që mund të jetë intrigues. Bëj pyetje. Nëse je i/e vetëpunësuar, një klient prestigjioz mund të vijë me një propozim interesant. Pavarësisht nëse punon për veten ose të tjerët, roli yt i ri do të të lejojë të mësohesh dhe të rritesh profesionalisht dhe personalisht. Gjatë këtij procesi do të rrisesh ndjeshëm të ardhurat.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.