Louis Vuitton do të sjellë shumë shpejt në treg një linjë makeup-i, në bashkëpunim me artisten legjendare të grimit, Pat McGrath. La Beauté Louis Vuitton pritet të publikohet këtë vjeshtë.
Edhe pse Louis Vuitton njihet tashmë për gamën e gjerë të parfumeve dhe aksesorëve, ky koleksion grimi është i pari në llojin e tij dhe do të përfshijë 55 buzëkuqë, 10 balsame buzësh dhe 8 paleta.
"Njerëzit më kanë pyetur për vite me radhë: 'Kur do të shohim produkte grimi nga Louis Vuitton?' Tani, më në fund, mund të them se e kemi realizuar këtë kërkesë. Kam shumë vite që bëj grim për Louis Vuitton. Ne kemi një koncept të njëjtë për bukurinë dhe bashkëpunojmë në një mënyrë që duket krejtësisht e natyrshme, por çdo sezon ka një surprizë! La Beauté Louis Vuitton është vazhdimi i përsosur i rrugëtimit që kemi bërë së bashku," tha Pat McGrath.

Pat McGrath është konsideruar si grimierja më me ndikim në botë. Çdo sezon, ajo koncepton dhe krijon tendencat e bukurisë për mbi 60 shfaqje të ndryshme, kryesisht të eventeve të modës në Milano, Paris, Londër dhe New York.
McGrath është nderuar nga monarkia britanike si Dame Commander, një gradë në sistemin britanik të nderimeve, që u jepet grave për kontribute të rëndësishme në arte, shkenca, shërbime publike ose fusha të tjera të shoqërisë.
Artikuj të sugjeruar: