Jennifer Garner nuk është e interesuar të ringjallë marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Ben Affleck.
Pavarësisht se Affleck është "i hapur" ndaj idesë, një burim tha për Page Six se "ndjenja nuk është e ndërsjellë".

Aktorja është në një lidhje me John Miller që nga viti 2018 dhe burimet thonë se ajo është shprehur se është "e lumtur" me të dashurin e saj.

“Jen-i ka një marrëdhënie të shkëlqyer bashkë-prindërore me Ben-in dhe kjo është gjithçka për raportin e tyre për momentin,” shtoi burimi.
Ndërkohë, një burim i dytë tha se Affleck "do të donte një shans tjetër" me nënën e fëmijëve të tij dhe "do të ishte i hapur për t'i dhënë gjërave një përpjekje edhe një herë".
Ish-at, të cilët ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2015, u panë duke shpenzuar kohë së bashku të dielën teksa festonin ditëlindjen e 13-të të djalit të tyre Samuel.
Ben u pa duke e përqafuar me dashuri aktoren dhe ajo dukej se e mirëpriti përqafimin.

Yjet e “Daredevil” kanë 3 fëmijë së bashku dhe Page Six ka raportuar se "janë më afër se kurrë që nga divorci i tyre".

Ata kanë gjetur mbështetje te njëri-tjetri më shumë se kurrë, veçanërisht që nga divorci i Ben-it nga Lopez-i dhe me gjithçka që po ndodh me zjarret në Los Angeles.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Page Six