Showbiz dhe TV

Gjesti inskenon largimin nga “BBVA”: Reagimet e banorëve janë LOT

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2025

Gjesti inskenon largimin nga “BBVA”: Reagimet e banorëve

“Big Brother VIP Albania” është konceptuar për të qenë një show që pasqyron realitetin, por me zhvillimet e fundit po kthehet në një telenovelë indiane. Skenari mundësohet nga Gjesti, ndërsa kasti i aktorëve, dikush figurant e dikush me disi më shumë minutazh, mundësohet nga banorët e tjerë.

Rehatohuni!

Në një mbrëmje të mërkure, pas dramës së nishanit, aktori kryesor vendos të bëjë një rreng për banorët e tjerë. Skenari ishte ky: inskenimi i largimit nga shtëpia. Fillimisht, Gjesti mblodhi të gjithë banorët në dhomën e ndenjes, ku shumë shpejt situata eskaloi.

“Sonte do iki.”, tha ai me vendosmëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Aq u desh dhe siç e do zakoni, lutjet, të qarat me dënesë dhe kuja e vajtimi me frazën “ishte njeri i mirë”, konkurruan ndjeshëm “Bollywood”.

Dikush e tërhoqi nga krahu, dikush i mbajti fjalim se si ai mund të bënte më mirë dhe të tjerë figurantë iu dorëzuan dhimbjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Po Egli?

Një zë u dëgjua. “Dua ta lë shtëpinë edhe unë.” Ishte Egli. Roli i kësaj të fundit ishte lehtësisht i parashikueshëm. Lutje, përgjërime dhe lot, shumë lot. Skena zhvillohej në lavanderi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Diku më tutje, qahej kujtimi i Gjestit. Lotët e Rozanës lanin çdo gjurmë që ai la në shtëpi. Danja dhe Aldo morën rolin që dinë të bëjnë më mirë, atë të analistëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Paralelisht, zemra e Eglit normalizoi rrahjet. Sapo kuptoi që ishte një rreng, nxitoi të mbyllte Gjestin në lavanderi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Por njësoj si në “Bollywood”, gjërat nuk mund të shkojnë aq vaj për aktorin kryesor. Dikush nuhati diçka. Gerta shfaqi dyshimet e para dhe kërkoi të hidhnin një sy në lavanderi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Suspancë. Seria e ardhshme premton spektakël.

Ne parashikojmë se kjo telenovelë do të ulë ndjeshëm numrin e abonentëve shqiptarë në Netflix. Gjithsesi, jemi këtu deri në përfundim të kësaj telenovele.

Natën e mirë dhe paçi fat!