Celebrity

Khloé Kardashian shpjegon pse e lejon vajzën të mendojë se është ende e martuar me ish-in e saj

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2025

Khloé Kardashian shpjegon pse e lejon vajzën të mendojë se

Khloé Kardashian ende nuk i ka treguar vajzës së saj True të vërtetën për marrëdhënien e saj me Tristan Thompson. (Jo dhe aq True nga ana e Khloe...) Në episodin e fundit të “The Kardashians”, ajo zbuloi se e bija beson se prindërit e saj janë të martuar. Gjatë një bisede me mikeshën e saj, Malika Haqq, Kardashian tha se nuk e ka korrigjuar këtë ide, sepse për momentin i duket “gjëja e duhur për të bërë.”

“Kjo është ajo që dua t’i mësoj,” shpjegoi ajo. “Të martohesh, të krijosh një familje.” Megjithatë, në një rrëfim për kamerat, Kardashian u shpreh se kur të vijë koha, do t’ia shpjegojë të vërtetën së bijës.

Ajo mbrojti vendimin e saj, duke thënë: “Tani për tani, besoj se duhet të bësh gjëra për fëmijët, sepse ata nuk duhet të përfshihen në problemet e të rriturve.” Gjithsesi, Kardashian pranoi se e shqetëson fakti që True dhe vëllai i saj Tatum e shohin atë dhe Tristanin bashkë dhe mund të krijojnë idenë se “kjo është ajo që quhet martesë.”

Ajo e argumentoi këtë duke thënë se fëmijët mund të rriten duke menduar: “Oh, ti je e martuar me dikë, por nuk jetoni bashkë. Nuk ka nevojë të putheni apo të ndani të njëjtin shtrat. Kardashian pranoi se dëshira e saj është që fëmijët të kenë një shembull të vërtetë dashurie në familje. “Do të më pëlqente që ata të shihnin një marrëdhënie të mbushur me dashuri, afeksion dhe romancë. Dua që ta përjetojnë këtë gjë.”

Gjatë bisedës me Haqq, ajo la të kuptohej se po takohet me dikë, duke shtuar: “Po bëj disa hapa, por nuk jam në aplikacione si Hinge apo Raya.

”Vitin e kaluar, Kardashian kishte treguar se nuk kishte dalë në një takim që pas ndarjes me Thompson.

Burimi: Page Six