Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Françesku, mesazh falenderues për njerëzit që luten për të

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

21 ditë pas qëndrimit në spitalin Gemelli në Romë, Papa Françesku regjistroi një përshëndetje audio duke falënderuar njerëzit për lutjet e tyre.

“Ju falënderoj nga zemra për lutjet tuaja për shëndetin tim, ju shoh nga këtu”, tha ai ndërsa mesazhi i tij u transmetua në spanjisht në sheshin e Shën Pjetrit.

Shumë besimtarë ishin mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit dhe po luteshin për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Papa Françesku. Ato u shfaqën të emocionuar teksa dëgjonin zërin e tij. Papa Françesku është shtruar në spital prej tre javësh me një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes dhe pneumoni të dyfishtë.

Ligjet e reja të liderit të Bosnjës krijojnë krizë të madhe politike

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës në Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka prezantuar disa ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror. 

Aktet erdhën si përgjigje ndaj vendimit të shkallës së parë nga gjykata e nivelit shtetëror të BiH kundër Dodik, të lëshuar të mërkurën e kaluar. Vendimi i Dodik ka shkaktuar një krizë të madhe politike në vend. 

Gjykata me bazë në Sarajevë dënoi liderin serb të Bosnjës me një vit burg dhe e ndaloi atë të mbante funksione zyrtare/politike për 6 vite.

BE miraton konkluzionet mbi planin me vlerë 800 miliardë euro për mbrojtjen evropiane

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Udhëheqësit evropianë, që mbajtën bisedime urgjente në Bruksel, kanë rënë dakord për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, mes përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën, pasi Donald Trump ndaloi ndihmën ushtarake amerikane.

Pak ditë më parë, presidentja e KE, Ursula von der Leyen, njoftoi planin për Riarmatimin e Europës me një buxhet prej 800 miliardë euro. 

Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron deklaraoi se "e vetmja fuqi perandorake që unë shoh sot në Evropë është Rusia" dhe e quajti Vladimir Putinin si "një imperialist që kërkon të rishkruajë historinë" pasi presidenti rus e krahasoi atë me Napoleon Bonapartin.

 Pesë të burgosur në Gjermani, planifikuan grusht shteti

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet gjermane kanë arrestuar pesë anëtarë të një grupi ekstremist të lidhur me lëvizjen Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut) nën akuzë për grusht shteti dhe planifikim për të rrëmbyer ministrin e Shëndetësisë.

Të pandehurit, katër burra, të moshës 46 deri në 58 vjeç, dhe një grua 77-vjeçare, e cila i përkiste grupit të vetëquajtur "Patriotët e Bashkuar", u dënuan me nga pesë vjet deri në nëntë muaj nga gjykata e lartë rajonale e Koblenz të enjten.

Adhuruesit e lëvizjes Reichsbürger pretendojnë se perandoria gjermane, e cila u ra në 1918, ekziston ende.