Largimi i Eglit la të habitur banorët dhe shumë prej tyre akuzuan Gjestin, duke e konsideruar si motivin e gjendjes së rënduar shëndetësore të banores. Pas situatës së krijuar, Gjesti u shfaq i vetëm në oborr, duke i dërguar një mesazh Eglit përmes kamerave.
Ai tha se është sjellë keq me të në mënyrë që ajo të mos arrinte në pikën që arriti, përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.
“Të gjitha gjërat që t’i kam bërë kanë qenë vetëm që ti të mos dalësh në këtë pikë, si sot. Por, shkaktar jam unë, prej meje që më ke dashur shumë edhe ke bërë si e çmendur pas meje. Unë s’kam dashur të vije në këtë pikë, prandaj të kam bërtitur.
S'kam dashur të lëndoje ti veten, kështu që të kërkoj shumë falje.”, tha ai.
View this post on Instagram
Pas Eglit, ai i kërkoi falje edhe familjes së saj, duke theksuar se nuk ka luajtur kurrë me të. Njëkohësisht, ai tha se do të takohet me Eglin sapo të dalë nga "BBVA".
“Jashtë kur të dal kemi për t’u takuar, kemi për të folur, sepse edhe unë kam bërë ndoshta veprime të pakontrolluara.”
View this post on Instagram
Më pas, gjatë një bisede me Shkëlzenin, Gjesti tha se është i lumtur që Egli është larguar.
“Jam i lumtur që ka ikur sepse e kam ditur që do vinte në këtë gjendje. Gjithë kohës kam qenë keq vetëm për këtë pikë që ishte sonte.”, tha ai.
Nga ana tjetër, Shkëlzeni e ka pyetur se përse nuk e ka mbajtur larg për të mos e lënduar, por është shprehur se e ka të dashur dhe Gjesti dha këtë përgjigje:
“Nuk kam mundur, kam pasur senet (gjërat) e mia me të. Edhe pse dashuri të thellë nuk kam pasur. S’kam pasur.”, tha ai duke e përshkruar Eglin si natyrë shumë të vështirë.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: