Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia e "Big Brother VIP Albania" ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe tek publiku. Shumë ndjekës të programit kanë shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Gjestit, duke e konsideruar atë si shkaktarin kryesor të përkeqësimit të gjendjes së saj emocionale dhe shëndetësore.
Pasi Egli u largua, Gjesti u pa duke bërë një monolog në oborr, ku i kërkoi falje Eglit dhe familjes së saj. Ai pranoi se sjellja e tij kishte qenë e ashpër, por pretendoi se e kishte bërë këtë për të mos lejuar Eglin të arrinte në gjendje të rënduar. Megjithatë, më vonë, në një bisedë me Shkëlzenin, ky i fundit e ka pyetur se përse nuk e ka mbajtur larg për të mos e lënduar, por është shprehur se e ka të dashur.
Deklaratat kontradiktore kanë shtuar zemërimin e publikut, i cili e akuzon Gjestin për hipokrizi dhe manipulim emocional.
“E kam mbështetur në ‘Big Brother VIP Kosova’, por këtu tregoi veten e tij të vërtetë! Një herë e donte, një herë jo. Një herë e përqafonte, një herë nuk kishte ndjenja. Shprehu në prime që janë së bashku, pastaj tha që nuk ka ndjenja. Çfarë njeriu është ky? A ka ndjenja? Më vjen keq për të gjitha lekët që kam shpenzuar deri tani për këtë, vetëm shpresoj të dalë, nuk dua ta shoh fare,” shkruan dikush. “I ke humbur vlerat,” lexohet në një tjetër koment.
Shumë ndjekës shkruajnë se Gjesti nuk ka shfaqur empati për situtën me Eglin, përkundrazi e ka përdorur atë.
Komentet në vijim: