Celebrity

Fotot e Ben me Jennifer Garner çmendin JLo: “Kripë në plagë”

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2025

 

Fotot e Ben me Jennifer Garner çmendin JLo: “Kripë në

Afrimiteti i dukshëm mes Ben Affleck dhe Jennifer Garner ka zemëruar Jennifer Lopez. Ndonëse ajo është divorcuar dhe i ka dhënë fund marrëdhënies me Ben, duket se nuk është ende gati për ta parë atë në krahët e dikuj tjetër (aq më tepër në krahët e ish-bashkëshortes së tij).

Sipas një miku të saj që foli për “Page Six”, JLo “nuk është aspak e lumtur".

Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë kaluar shumë kohë së bashku së fundmi, gjë që ka ngjallur spekulime për një rikthim të mundshëm mes tyre. Fotot e publikuara kudo të dyshes nuk kanë kaluar pa u vënë re nga JLo dhe miqtë e saj thonë se ishin si t’i hidhnin “kripë në plagë”, pas divorcit të bujshëm.

Aktori dhe Garner u divorcuan në vitin 2018, por ata ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer, pasi së bashku janë prindër të tre fëmijëve nga martesa e tyre. Së fundmi, familja u shfaq në Los Angeles, ku paparacët fotografuan Affleck dhe Garner shumë të afërt dhe duke qeshur me njëri-tjetrin.

Sipas të njëjtit burim, Lopez është “e zemëruar” nga titujt e ditëve të fundit. Megjithatë, një burim tjetër raportoi se këngëtarja është plotësisht e fokusuar në filmin e saj të ri të Netflix, "Office Romance".

" Unë dyshoj se ajo i ka parë këto foto, pasi ajo është e fokusuar tërësisht në punën për filmin.”

Fotot e Ben me Jennifer Garner çmendin JLo: “Kripë në

Lopez dhe Affleck e finalizuan divorcin e tyre vetëm pak javë më parë, më 20 shkurt.

Artikuj të sugjeruar: