Teksa mirëpresim me entuziazëm koleksionet pranverore të shtëpive të modës, bëjmë një përmbledhje për veshjet, të cilat ia vlen të investojmë dhe aksesorët që duhet t’i kemi me patjetër.
Nga maksimalizmi i sofistikuar, i cili bëri rikthimin e tij madhështor në pasarela, tek aksesorët unikë, ne kemi përzgjedhur për ju tendencat që ia vlen të ndiqni në muajt e ardhshëm.
Nuanca bojëqielli
Këtë sezon, nuancat ëndërrimtare të stilistëve të frymëzuar nga bluja, janë kryefjalë e modës.
Sete plazhi
Ardhja e stinës së ngrohtë sinjalizon edhe dëshirën tonë për të gjetur veten në destinacione verore, ndaj për të krijuar këtë ndjesi janë kujdesur shtëpitë e modës.
Vijat
Një model klasik pranveror! Këtë vit, koleksionet e disa shtëpive të modës përfshinin fustane dhe veshje të ndryshme me vija, duke na rikujtuar se të tilla krijime nuk dalin kurrë nga moda.
Crop Top
Entuziazmi i modës për trendin e “mini crop tops” mbetet i fortë dhe pjesët që mbulojnë vetëm gjoksin janë sërish mes nesh.
Ngjyra karamel
Dominimi i ngjyrës kafe plotësohet këtë sezon nga nuanca e artë/karamel duke i dhënë një prekje ekstra veshjeve dhe ditëve tona.
Thekët
Ata përfshinë metropolet e modës, duke i shtuar lëvizje siluetave të qeta. Nga fundet tek fustanet, theka është një nga tendencat e këtij sezoni.
Pantallonat e shkurtra
Miu Miu dhe Prada na njohën për herë të parë me trendin “pa pantallona” disa muaj më parë. Sot, dy shtëpitë italiane po ripërcaktojnë trendin.
Ngjyrat e ndezura
Çantat dhe këpucët me ngjyra të ndezura janë elementi dominues i shtëpive të modës. Mos hezitoni të kombinoni aksesorët shumëngjyrësh me ngjyra të tjera të ndezura.
Aksesorë dhe çanta kristali
Dizajni më ikonik i çantës Swipe nga marka Coperni u prezantua në versionin e saj të pastër kristal. Dhe ajo nuk ishte e vetmja: aksesorët kristali (si byzylyku ??i markës Rokh) dhe aksesorët transparentë (si çanta Sportmax) vërshuan në pasarela.
Varëse zinxhiri
Zinxhiri është një bizhuteri e njohur që ka disa sezone në skenën e modës. Çfarë po ndryshon këtë vit? Modelet vijnë më të mëdha, në ar ose argjend, të zbukuruara me perla.
Çanta XL
Fleksibiliteti mbetet një nga qëllimet e modës dhe në galaktikën e aksesorëve kjo u reflektua në çantat e bollshme. Çantat e mëdha do t'i gjeni në një gamë të gjerë ngjyrash.
E verdha pastel
Nuanca më e ëmbël e të verdhës zbukuronte disa nga aksesorët më tërheqës. Çanta elegante, taka, si dhe syzet moderne të diellit rrezatojnë optimizëm në të verdhën pastel. Kombinoje në mënyrë unike me ngjyra neutrale.
Double trouble
Disa stilistë vendosën të dyfishojnë çantat. Arsyeja? Duke mbajtur një çantë të madhe së bashku me një çantë më të vogël, femra moderne është gati nga mëngjesi në mbrëmje.
Burimi: Marie Claire