Padyshim që TikTok nuk ndalet kurrë duke na frymëzuar, ndaj të gjithë mund të ulemi me orë të tëra duke parë artistë profesionistë të grimit të ndajnë artin e tyre në ekranet tona. Megjithatë, ata nuk ndajnë me ne vetëm produktet e tyre të preferuara apo ato që nuk u pëlqejnë, por edhe të tjera gjëra.
Gjëja më e mirë është kur ata ndajnë teknikat dhe truke që do ta bëjnë rutinën tonë të grimit më të mirë dhe shpesh më të lehtë. Një gjë e tillë është "nënpikturimi".
Por çfarë është nënpikturimi dhe si mund ta përfshijmë atë në rutinën tonë?
Sipas grimeres së famshme Monika Blunder, nënpiktura nënkupton aplikimin e korrektorit, blush-it dhe konturit përpara se të aplikoni fondatinë. Mund të tingëllojë pak e çuditshme në fillim, pasi fondatina siç kemi mësuar ndër vite është baza mbi të cilën ne ndërtojmë më tej. Megjithatë, siç tha grimierja e famshme Allison Kaye, kjo teknikë çon në një rezultat shumë të bukur pasi produktet përzihen më mirë dhe japin një imazh dhe ndjesi që i ngjan lëkurës natyrale.
Shumë nga ju mund të jenë njohur me këtë teknikë, pasi është bërë virale, por pak nga ju dinë se si ta perfeksiononi atë. Sigurisht, ka disa hapa që e ndihmojnë këtë lloj grimi të arrijë efektin e tij të plotë.
Gjëja e parë është të përgatisim fytyrën me një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës (në varësi të nevojave të lëkurës sonë, sigurisht) dhe të mos harrojmë të aplikojmë primer përpara se të aplikojmë produktet.
Gjëja e dytë dhe më e rëndësishme është kur zgjidhni bazën për të aplikuar, të zgjidhni një me një mbulim më të lehtë në mënyrë që të balancojë tonet e lëkurës, por të mos “fshehë” produktet që kemi aplikuar poshtë.
Gjëja e fundit është, nëse zgjedhim një furçë apo një sfungjer, të sfumojmë si në videon më poshtë.
@katiejanehughes You’re putting your foundation on wrong try priming the brush!!! #fyp#foundation#kjhtaughtme ? original sound - Katiejanehughes
Me këtë teknikë do arrini rezultatin e duhur që konsiston në një të bukur dhe tejet natyral, ideal për përditshmëri.
Artikuj të sugjeruar: