Spektakli i kësaj të marte në “Big Brother VIP Albania” nisi me largimin e beftë të Eglit dhe diskutimin nëse faji për këtë vendim i përkiste Gjestit. Banorët po jepnin argumentet e tyre se si Gjesti duhej të ishte treguar më i qartë dhe i drejtë me Eglin dhe mesa duket kjo e fundit po ndiqte gjithçka po diskutohej rreth saj.
Në këtë mënyrë, Egli duket se ka vendosur të reagojë, duke shpërndarë një video gjatë qëndrimit të saj në “BBVA”, ku shfaqet e përlotur si pasojë e një situate të krijuar me Gjestin asokohe.
Përbi videos, Egli shkruan:
“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj.”
Me këtë frazë, ajo zgjedh të urojë gratë dhe vajzat për 8 Marsin. Nuk është e qartë nëse fraza i dedikohet vajzave dhe grave të shtëpisë, pasi nga opinionistja, Neda Balluku pretendoi se ato nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur dhe qetësuar Eglin, apo i dedikohet Gjestit dhe qëndrimit të tij.
Egli u largua nga “BBVA” me vendim të produksionin për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore.
Më shumë mbi largimin e Eglit: