Blake Lively ka shprehur mirënjohjen për fansat e saj, duke i falenderuar për mbështetjen përgjatë betejës ligjore me Justin Baldoni. Pasi u shfaq në premierën e filmit të saj të ri, “Another Simple Favor”, në festivalin SXSW, aktorja bëri një postim në rrjetet sociale.
Blake shpërndau në Instagram foto nga eventi ku mori pjesë, duke shkruar:
“Faleminderit publikut më të mirë. Të bëja këtë film ishte një dhuratë, në çdo element. Ndarja e këtij filmi me ju dhe marrja e dashurisë suaj mbrapsht ishte ndjesia më e mirë. Faleminderit!”
View this post on Instagram
Dëshmitarët që ishin gjithashtu të pranishëm në event thanë për “Page Six” se ish-ylli i “Gossip Girl” u shfaq e qetë teksa ecte në tapetin e kuq. Sipas deklaratave të tyre, aktorja nuk ka ngurruar të bëjë foto me fansat.
Paraqitja e Blake Lively në SXSW erdhi disa muaj pasi ajo ngriti një padi kundër Justin Baldonit në dhjetor 2024, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit të tyre, "It Ends With Us". Në të njëjtën kohë, ajo pretendoi se aktori dhe regjisori organizoi një fushatë denigruese që synonte të shkatërronte karrierën e saj.
Nga ana e tij, Baldoni mohoi të gjitha akuzat dhe u përgjigj me një kundërpadi ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds. Në përpjekje për të mbrojtur veten, ai madje krijoi një faqe interneti ku publikoi shkëmbime të supozuara tekstesh me Blake Lively. Përballja e tyre pritet të shkojë në gjykatë në mars 2026.
Situata e krijuar duket se i ka kushtuar shumë aktores, pasi kudo në internet gjen njërëz që flasin negativisht për të, duke bërë që kjo “vorbull” e botës virtuale të ndikojë në imazhin e saj.
Më shumë mbi këto ndodhi:
- Drama me Baldoni: Hollywood po distancohet nga Blake Lively
- Ryan Reynolds bëri një shaka për trazirën Lively - Baldoni, por askush nuk u shkri gazit kësaj here
- Taylor Swift distancohet nga miqësia me Blake Lively: “Ndihet e përdorur”
- Gjyqi Lively-Baldoni: Del video nga prapaskena ku Blake thotë se është ngacmuar
- Padia e Baldoni kundër Blake Lively: “Përdori emrin e Taylor Swift për të më kërcënuar”
- Nga shtimi i skenave seksuale te marrja e autorësisë: Detaje rreth dramës Baldoni-Lively
- Saga gjyqësore me Blake Lively: Baldoni padit “New York Times” për shpifje